Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot rivlerësimin e masës së sigurisë për ish-Guvernatorin e Shqipërisë Ardian Fullani, i arrestuar 10 ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
I arrestuar të premten e 5 shtatorit, me urdhër arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Tiranës dhe pranuar nga gjykata e kryeqytetit, Fullani ndodhet në paraburgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Burime nga Gjykata e Apelit kanë bërë të ditur se trupa gjyqësore e ngarkuar për këtë çështje përbëhet nga Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.
Gjykata e shkallës së parë mori parasysh kërkesën e Prokurorit të çështjes, duke pranuar kërkesën për masën e sigurisë "Arrest me burg". Avokati mbrojtës i Ardian Fullanit, Maksim Haxhia, vlerësoi si jo të ligjshëm këtë vendim, ndërsa bëri të ditur për mediat se do të apelonte vendimin. Por ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek ish-guvernatori, hetimet e organit të akuzës vazhdojnë, ku pritet që të dalin në dritë detaje të reja për super vjedhjen e 713 milionë lekëve në arkën e thesarit në Bankën e Shqipërisë. Po sot do të merret edhe vendimi ndaj kryeinspektores Elivar Golemi, si dhe do të vlerësohen ankimimet për inventarizuesit e arrestuar po për këtë çështje./ATSH/
/Shqiptarja.com