Apelohet vendimi për Gjin Gjonin 
Akuza: Nuk analizuan provat

TIRANE- Prokuroria e Elbasanit nuk pajtohet me vendimin e gjykatares Miranda Çekrezi që rrëzonte kërkesën për pezullimin e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, njëherësh anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Me vendim të prokurorit Genti Osmani, prokuroria ka apeluar në Gjykatën e Apelit në Durrës, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, duke kërkuar rrëzimin e tij dhe pranimin e kërkesës për pezullimin e gjyqtarit Gjoni. Ndaj këtij të fundit, bashkëshortes së tij Elona Çaushi dhe dy notereve prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për akuzën e “Fshehjes së pasurisë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Prokuroria argumenton në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Apelit se duhet rrëzuar vendimi i shkallës së parë, pasi: “Kjo Gjykatë nuk përmend të gjitha rrethanat e faktit që ka paraqitur organi i Prokurorisë, nuk i analizon ato dhe për pasojë në mënyrë të paarsyetuar drejt rrëzon kërkesën për caktimin e masës ndaluese”.

Argumenti i akuzës
Organi i Prokurorisë vlerëson se Gjykata e Apelit duhet të marrë në konsideratë këto të dhëna për ta ndryshuar vendimin Nr. 568, datë 16/05/2014 të gjykata Elbasan ka marrë vendim për rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit duke mos iu përmbajtur faktit, duke mos bërë një parashtrim të tij, në këtë mënyrë nuk ka marrë në konsideratë pjesë të tij si është sjellë nga organi i akuzës, që vjen në kundërshtim me përcaktimet e nenit 245 të Kodit të Procedurës Penale. Rrjedhimisht, kjo Gjykatë nuk përmend të gjitha rrethanat e faktit që ka paraqitur organi i Prokurorisë, nuk i analizon ato dhe për pasojë në mënyrë të paarsyetuar drejt rrëzon kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj Gjin Gjonit.

Kërkesa pa prova
Gjykata arsyeton se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, pasi organi i Prokurorisë ka paraqitur vetëm kallëzimin penal të ILDKPKI pa realizuar asnjë hetim tjetër dhe marrjen e provave të domosdoshme. Gjykata gabon rëndë në këtë pikë, pasi, së pari, kallëzimi penal përmban një sërë aktesh të realizuara në kuadër të hetimit administrativ që ka kryer ILDKPKI,organ i specializuar dhe i ngarkuar me ligj të posaçëm për kryerjen e veprimeve që kanë të bëjnë me verifikimin e pasurive dhe konflikteve të interesave të personave që detyrohen të bëjnë këtë deklarim në përputhje me parashikimet e ligjit Nr. 9049, datë 10/04/2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar. Gjithashtu, në provat e paraqitura dhe në kërkesën e tij, organi i Prokurorisë i ka vënë në dispozicion gjykatës aktet dhe dokumentet e sekuestruara në zyrat e notereve të Dhomës së Noterisë Tiranë Margena Çela dhe Gentiana Shkodra.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh