Apollon Baçe: ‘Arkitektura Ilire’ nga gadishulli i Istries në gjirin e Artës

Vazhdojnë në Akademinë e Shkencave ligjëratat që mbahen në kuadër të çmimeve kombëtare shkencore. Për librin “Arkitektura në Iliri” të akademikut dhe arkeologut Apollon Baçe, i çili është pretendent  për çmimin “Çabej” referuan edhe studiuesit Pirro Thomo edhe Neritan Çeka. Ky botim, sipas tyre është parë si një refleks i strukturës sociale edhe botës shpirtërore edhe është rezultat disavjeçar i një vargani ekspeditash në Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Kosovë, Greqi, diasporë ilire edhe në Itali. Në të trajtohet arkitektura, doket edhe mënyra e jetesës në një territor të shtrirë nga gadishulli i Istries në Veri në gjirin e Artës në Jug nga Adriatiku dhe Joni në Perëndim, në malin Kopaonik në lindje. Vet Apollon Baçe ndalet tek disa karakteristika të arkitekturës ilire.  

“Deri tani mendohet në mënyrë klasike, që është ajo klasike greke, që me partenonin merr fund edhe thuhet që ka një dekadencë  vetëm në arkitekturën greke. Në të kundërt në kohën helenistike, që është tamam arkitekturë e mirëfilltë, nuk është më klasike edhe e ngurtë, në këtë kohë nis edhe s’postohet nga shtetet e tjera, që për mua nuk është Epir, por është Iliria e Jugut. Unë mund t’jua them se deri në shekullin e XX, tre elementët kryesorë të teknikës kanë qenë qymyri, kupola edhe tulla. Për herë të parë në botë të tria kanë dalë këto. Shëtitorja më e bukur është në Apolloni. Janë teatrot më të përsosur nga ana teknike në Dodonë dhe Bylys, por ne nuk kemi ditur që të ekspozojmë këto”, shprehet arkeologu dhe akademiku Apollon Baçe.

Baççe mendon se gjurmët më të mëdha të kësaj periudhe, mund të evidentohen jo vetëm në Bylis, por edhe në portin e Vlorës.

“Diçka që nuk është parë, është porti më i madh, një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe është porti i Aulonës, që askush nuk e ka marrë në studim, janë komplet stilet e reja të Jonikut. Është hera e parë, që përdoret një shëtitore që është kthyer në galeri arti etj”, thotë ai.

Ndërsa, studiuesi i trashëgimisë Pirro Thomo mendon se vëmendja ndaj kësaj periudhe nuk ka munguar asnjëherë, sepse janë me dhjetëra vepra, që janë shkruar për ilirët, por varet sesa janë evidentuar në krahasim me kulturën greko dhe romake, që kanë tërhequr edhe më shumë vëmendjen e opinionit shoqëror. Thomo ndalet veçanërisht tek banesat, shtëpi zjarri në mes.

 “Marrin popujt nga njëri-tjetri dhe i zhvillojnë në përputhje me kërkesat edhe nivelet e tyre. Për shembull, kanë zbuluar arkeologët banesa me shtëpi zjarri në mes. Kjo është një veçori e arkitekturës ilire, që ka pas jetëgjatësi, që ka koha ilire deri në ditët e sotme”, thotë ndër të tjera, studiuesi Thomo.

Ndërsa, arkeologu Neritan Çeka, e konsideron këtë botim, si më seriozin që është bërë në këtë fushë gjatë 50 viteve të fundit.

 “Mendoj se Baçe ka arrit që këtë punë ta sintetizojë në një libër, që kalon përmasat e Shqipërisë. Nuk shkruhet më në këtë formë, sepse ky është një studim që kap edhe studimet historike. Vendos gjithë këtë sfond arkitektonik të Ilirisë në zhvillimet historike, ekonomike të kohës, ky ka qenë stili edhe koha, që janë zhvilluar edhe bërë këto kërkime. Arkitektura ilire, arkitektura në Iliri, jemi gjithmonë në një diskutim, që po kthehet në një lloj triku, por brezi jonë ka punuar në kohën e diktaturës pa u frikësuar, pa pas presion për të thënë atë që s’ishte. Ndoshta ka munguar për të thënë diçka plus, por ato që kemi thënë që shqiptarët vijnë nga ilirët, s’ka asnjë gjë të keqe. Në këtë kuptim, ajo që Baçe thotë me një lloj rezerve, mund të them, se fillimet e arkitekturës nuk lidhen gjithnjë me shtetet. Koncepti i lirit është një koncept i vonë”, shprehet arkeologu.

Gjatë ditëve në vazhdim do të mbahen edhe ligjëratat e studimeve të tjera, që janë nominuar për çmimet “Çabej”, “Radovicka” dhe “kërkuesi i ri shkencor”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marash Kumbulla: Më kërkonte Italia, zemra ime rreh për Shqipërinë

Marash Kumbulla: Më kërkonte Italia, zemra ime rreh për Shqipërinë