Skuadra e Fierit në volejboll për femra për herë të parë në histori është ngjitur në kategorinë A1. Gjithcka ka adhur pas fitores 3-2 me sete në pallatin e sporitit “Tomorr Sinani” ndaj rivalit direkt Elbasanit, ku Apolonia shënoi fitoren e 6 në po kaq ndeshje. Një pune e palodhur e trajnerit të apasionuar Albert Kozmai, i cili kryeson në kampionatet përkatëse edhe më të rejat dhe para të rejat e “Apolonisë”.
Por për të ardhur deri këtu është dashur një punë e palodhur e këtij ekipi në kushte të cilat kanë qenë jo shumë të përshtshme, sidmos në ambientet ku sterviteshin. Për këtë arritje, por edhe për gjithçka kanë kaluar gjatë këtij sezoni trajneri shprehet:
“Ishte perkushtimi i vajzave, e padyshim edhe puna ime, pasioni dhe dëshira e tyre për të aritur deri te shpallja kampion i A2. Është për të ardhur keq kur shikon që ekipi stërvitet në një palestër me shumë probleme, nuk është ndërruar që prej kohës kur kam luajtur unë.”
Gjithsesi ky do të jetë viti i fundit që skuadra e Fierit i zhvillon ndeshjet në këto kushte, pasi bashkia e këtij qyteti ka miratuar projektin e pallatit të ri të sportit, të projektuar nga një studio italiane. “Apolonia Sport Palace” do të ketë një kapacitet prej 2500 vendesh dhe do të ketë hapsira të tjera dedikuar argëtimit, aktiviteteve dhe funksioneve të ndryshme.