Prezantimi u bë dje pasdite (23 tetor) në Kalifornia në një ceremoni të posaçme që pati një interes të jashtëzakonshëm të medias. Modeli me opsionin e internetit Wi-Fi, ka një kapacitet prej 16 GB dhe do të kushtojë 269 paund në Britaninë e Madhe ku do të dalë në shitje më 2 nëntor. iPad mini do të mund të konkurojë tanimë menjëherë me tabletet e versioneve të lira të prezantuara nga Google, Amazon dhe Samsung.
Zëvendëspresidenti i kompanisë Phil Schiller u tha të pranishmëve në ceremoni se pajisja e re është 23% më e hollë dhe 53% më e shndërritshme krahasuar me iPad3 i cili u prezantua marsin e këtij viti. Në vitin 2010, themeluesi i kompanisë Steve Jobs e pati përshkruar tabletin 7 inç si shumë të vogël duke e lënë projektin në fazë stanjacioni por rritja e konkurencës nga kompanitë rivale detyroi Apple ta bënte realitet Mini iPad-in.