Mbrëmja e kaluar ka qenë shumë e veçantë për këngëtarin shqiptar. Sezgin Curri kurorëzoi dashurinë e tij disa vjeçare me partneren Teuta. Mes shumë të ftuarve të njohur dhe familjarëve vokalisti i grupit “Offchestra”, i dha fund beqarisë në një ceremoni të zhvilluar larg syrit të medias në Prishtinë.
Dy nga të ftuarat kanë qenë moderatoret shqiptare Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, të shoqëruara nga partnerët e tyre. Mirëpo në një moment dy vajzat kanë ndërruar partnerët dhe kanë filluar të kërcejnë me bashkëshortët e njëra-tjetrës. Mes shumë postimeve në rrjetet sociale shihet që Aulona dhe Fatma janë kënaqur shumë në dasmën e këngëtarit.
Fatma Haxhialiu dhe bashkëshorti i Aulona Mustës
Përveç punës, dy moderatoret ndajnë një miqësi shumë të mirë prej vitesh edhe jashtë kamerave dhe shpesh herë dalin bashkë me partnerët e tyre për t’ja kaluar mirë.