ARA: Bashkitë të zgjidhin problemin
e kafshëve të rrugës,bartin sëmundje

ARA: Bashkitë të zgjidhin problemin<br />
e kafshëve të rrugës,bartin sëmundje
TIRANE - Në rrugët e Tiranës, por jo vetëm të zë syri gjithandej kafshët të braktisura, të cilat janë një problem shqetësues për komunitetin. Kafshët e rrugës ose të braktisura mund të jenë një burim infeksioni për banorët. Silva Bajrami, veterinere, shprehet se sëmundjet më të shpeshta që përhapën nga kafshët te njerëzit janë tërbimi. “Kafshët e braktisura ose të pastreha siç quhen ndryshe realisht janë mbartësit e disa lloje sëmundjesh. Por më problematike janë sëmundjet e lëkurës.

Problem tjetër është dhe sëmundjet që transmetohen nga kafshët te njeriu me anë të mushkonjave, tipike është leshmanjoza. Ndërsa me anë të kafshimit, është sëmundja e tërbimit,këto janë më të përhapura. Për këtë ka vaksina që duhen menduar dhe për kafshët e rrugës” shprehet veterineria. Veterineria shprehet se edhe personat që kanë kafshë dueht të kujdesen për to duke i vaksinuar ”Njihen disa sëmundje të transmetueshme nga kafsha tek njeriu.

Në raport me njeriun janë shumë të rëndësishme dy vaksinat ajo e tërbimit dhe leshmanjozës dhe tableta për endoparazitët, janë disa lloje sëmundje parazitare që transmetohen nga kafsha tek njeriu kur merren me anë të nuhatjes, kur i lëpijmë e i përkëdhelim ato etj” thote Silvana Bajrami. Ndërsa Julia Guga përfaqësuese e organizatës për mbrojtjen e kafshëve Animal Rights in Albania shprehet së pushteti lokal duhet të japin zgjidhje problemit të kafshëve të braktisura.

“Nga institucionet shtetërore duhet të zgjidhet problemi i kafshëve të rrugës. Bashkitë, si institucioni përgjegjës për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, duhet që në zbatim të ligjeve shqiptare e në respekt të konventave ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, të heqë dorë nga metodat barbare të vrasjes në mesnatë të qenve  të rrugës me çifte apo me helm” shprehet Guga. Ajo më tej thotë se organizata për mbrojtjen e kafshëve ARA është e gatshëm të ofrojë bashkëpunim me ta.

“ARA shpreh gjithë vullnetin për të venë në dispozicion të organeve shtetërore në nivel lokal, për të ofruar ekspertizën e saj të suksesshme, si dhe vullnetarët e saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të kafshëve të rrugës në Tiranë e më gjerë. Grumbullimi i këtyre kafshëve në streha pritëse, ku të kurohen të sëmurët, vaksinohen e sterilizohen të shëndetshmit, që më tej të jenë kafshët potenciale për tu adoptuar, është zgjidhja  ligjore, civile, evropiane  dhe definitive e problemit” thotë Guga.

Sipas përfaqësuese e ARA-s, që nga momenti i krijimit të saj edhe deri tani janë adoptuar rreth 800 kafshë të  braktisura. “Që nga dita që ARA ka filluar veprimtarinë e saj si një organizatë në mbrojtje të të drejtave të kafshëve me mision primar sigurimin e së drejtës së një jete dinjitoze për to, janë mbi 800 kafshë të braktisura, që kanë gjetur familje. Kjo është me shumë se një fitore e vogël, duke marrë në konsideratë faktin që ARA nuk ka mbështetje financiare në nivel institucional” përfundon Guga.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim