Marcelo Brozovic nuk do transferohet te Al Nassr, klubi i Arabisë Saudite ku luan edhe Cristiano Ronaldo.
Mediat italiane thonë se Interi ka refuzuar menjëherë ofertën për kroatin, i cili vlerësohet shumë më shumë nga italianët. Në fakt Interi ende nuk është i bindur për të larguar mesfushorin edhe aq më shumë për atë shifër. Zikaltërit kërkojnë të paktën dyfishin për të prishur ‘martesën’ me futbollistin i cili ka qenë një referncë në mesfushë.
Megjithatë klubi italian po punon në merkato dhe është raportuar se ka arritur një marrëveshje me Sassuolo-n për 23-vjeçarin Davide Frattesi. Ky i fundit ka një vlerë prej 30-35 milionë eurosh, por Interi nuk e zyrtarizon dot pa bërë shitje. E megjithatë hë për hë Brozovic duket se do qëndrojë, por një ofertë tunduese mund të ndryshojë planet.