/ATSH-AFP/- Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti njoftuan secila katër miliardë dollarë ndihma apo investime për Egjiptin, ekonomia e të cilit është përkeqësuar nga paqendrueshmëritë politike që prej revoltës të vitit 2011.
Emiri i Kuvajtit, sheiku Sabah al-Ahmed Al-Sabah, princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Moqren ben Abdel Aziz dhe zëvendëspresidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammad ben Rached al-Maktoum e bënë njoftimin me hapjen e një konference ekonomike ndërkombëtare të organizuar nga Egjipti në Charm el-Cheikh me qëllim për të tërhequr kapitalet e huaja.