Një foto ku shfaqet një grua e mbuluar, e cila është e dhunuar, synon të sensibilizojë shoqërinë kundër dhunës ndaj grave.

Kjo është fushata e parë e këtij lloji e nisur në Arabinë Saudite, për mbrojtjen e grave të dhunuara.

“Disa gjëra nuk mund të mbulohen. Të luftojmë së bashku kundër dhunës ndaj gruas”, është slogani që shoqëron imazhin e fushatës.

Kjo fushatë është financuar nga fondacioni “King Khalid Foundation”, i cili është në mbrojtje të fëmijëvë dhe grave të cilët janë pre e dhunës në këtë vend.

(b.t/shqiptarja.com)