Arbana Osmani flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë të nënës së saj

Arbana Osmani flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë të nënës së saj

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është nga ato personazhe me buzëqeshje solare dhe rrezaton mirësi në ekran. Mirëpo, edhe ajo si të gjithë ne ka kaluar vështirësi në jetën e saj. Moderatorja ka treguar vuajtjen që ka jetuar me të ëmën.

Emisioni që ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur” e ka sjellur më pranë njerëzve të zakonshëm dhe problemeve të tyre. Mbrëmjen e kaluar në program është trajtuar historia e një nëne që po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vajza e saj e ftoi në emision për ta bërë të lumtur. Arbana është prekur nga historia e tyre dhe ka kujtuar sëmundjen e rëndë të mamasë së saj, kur ajo ishte shumë e vogël.

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”,- u shpreh Arbana.

Kjo është hera e parë që Arbana flet për sëmundjen e së ëmës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë