Arbana Osmani: Në televizion nuk do të ketë më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit

Arbana Osmani: Në televizion nuk do të ketë më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit

Kur përmendim historitë që kanë lindur në Big Brother, publiku që ka ndjekur këtë reality show, kujton historinë që lindi mes Adelajdës dhe Bjordit. Ata morën gjithë vëmendjen me puthjen e famshme teksa i ndiqnin mijëra njerëz. Momentet i ka rikujtuar Arbana Osmani e cila tha se në televizion nuk do të ketë më një histori dashurie si e tyre.

 “Ishte një puthje e fshehtë. Ata ishin puthur duke menduar që ne nuk e dinin që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”.

Adela nuk është më mes nesh, por siç thotë moderatorja, emocionet që ajo i ka dhuruar publikut shqiptar janë të pashlyeshme.

“Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin”.- tha Arbana.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë