Arbana Osmani për Report Tv: Pse vendosa ta 'shëtis' librin në çdo vend ku ka shqiptarë (VIDEO)

Panairi i Librit është eventi më i rëndësishëm i vitit për librin dhe mbledh botimet më të rëndësishme të autorëve shqiptarë e të huaj, në një ambient të vetëm dhe i ofron lexuesit mundësinë për të gjetur një shumëllojshmëri veprash.

Gazetarja Suada Daci pa nga afër ditën e fundit të këtij Panairi dhe bisedoi me autorët e disa prej titujve të rinj që iu bashkangjitën krijimtarisë shqiptare këtë vit.

Një nga librat më të përfolur e gjithashtu më të suksesshëm të këtij panairi ka qenë edhe “Receta për 5 minuta” i moderatores Arbana Osmani. Moderatorja thotë se libri do të jetë shumë shpejt edhe në Kosovë.  

Jam e lumtur për faktin që panairi më ka dhënë mundësinë të takoj shumë njerëz që më ndjekin prej vitesh dhe kanë pëlqyer librin e parë dhe kanë ardhur të blejnë dhe librin e dytë. Ka qenë një 5 ditësh fantastik.

Fakti që je një personazh publik, mendon se të ndihmon në shitjen e librit?

"Fakti që jam personazh publik të ndihmon, por më shumë për librin e parë, i cili ishte surprizë edhe për mua për faktin që u prit shumë mirë. Për librin e dytë vijnë më shumë pasi i kanë pëlqyer recetat e librit të parë."

Bëjmë dot një bilanc se cili libër i yti ka shitur më shumë?

Nuk di të them cili nga librat ishte më  i suksesshmi, pasi nuk kam bilanc aktual të shitjeve të tyre. Librin do ta dërgoj në Kosovë dhe vende ku ka shqiptarë, pasi e kërkojnë. Edhe pse jam e zënë edhe me emisionin pasi “Dua të të bëj të lumtur” pritet të fillojë së shpejti, kam dhënë fjalën dhe do ta mbaj. Do marr dhe Jonin me vete”, është shprehur moderatorja.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës