Arbana Osmani revoltohet në rrjete sociale dhe publikon foton: Sot u zgjova nga mallkimet e një gruaje

Arbana Osmani revoltohet në rrjete sociale dhe publikon foton: Sot u zgjova nga mallkimet e një gruaje

Arbana Osmani

“Big Brother Vip” u bë shumë shpejt ndër programet më të ndjekura dhe ngjarjet dhe personazhet e tij kanë përfshirë shumë njerëz, që i përjetojnë dramatikisht situatat.

Të shumta kanë qenë rastet kur banorët e shtëpisë, por jo vetëm, prezantuesja e opinionistët marrin komente negative, disa herë edhe në ekstrem.

Ndër të tjera, nuk mungojnë as mesazhet kërcënuese apo mallkimet nëpër mesazhet private. Së fundi, “viktimë” e këtij fenomeni është bërë moderatorja Arbana Osmani.

Ajo ka ndarë në një postim me ndjekësit në InstaStory, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj. Ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.

InstaStory i publikuar nga Arbana Osmani 

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip” është shoqëruar nga shumë situate, që nga surpriza për Beatrix, përballja e Antonelës me Atdheun dhe dalja e saj nga shtëpia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 30/12/2021 11:25

    Zonja arbana.promovoni vlerat jo origjit Mos helmoni publikun .

    Përgjigju
  • Une: 29/12/2021 16:55

    Po ato njerez qe i abuzoni publikisht ne big brother? Apo nuk ka rendesi persa kohe ti merr vemendjen tende mediatike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë