Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani publikoi disa foto në instagramin e saj nga nata e Festivalit të 61-të të Këngës, por ajo që mori vëmendje e publikut dhe në të njëjtën kohë më shumë pëlqime se çdo foto tjetër ë postuar më parë nga prezantuesja, ishte fotoja me djalin e saj. Arbana Osmani publikoi një foto me djalin e saj të madh, Jonin, ku ka shkruar fjalët që i biri i kishte thënë pas përfundimit të natës finale të festivalit. Ai priti deri në përfundim të Festivalit të Këngës për t’i dhuruar Arbanës një përqafim dhe për ti shprehur krenarinë që ndjen për të dhe performancën e saj.
“Më mori malli kur dole ti te skena mam”, ishin fjalët më të bukura mes plot vlerësimesh të bukura që kam marrë pas këtij Festivali nga Joni im që ndenji deri në fund në sallë për të më dhuruar përqafimin më të ngrohtë ndonjëherë”, ka shkruar Arbana.
Arbana Osmani konsiderohet nga publiku një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe ka fituar popullaritet të madh, nga formati ‘Big Broher”. Së fundmi, ajo ka marrë një vëmendje të madhe për prezantimin e Festivali të 61-të të Këngës, por edhe veshjet e saj kaq shumë të komentuara për çmimin e tyre.,
Natën e parë, moderatorja “rrëmbeu” vëmendjen me veshjen e saj totalisht “pink”. Moderatorja u vesh e gjitha me Valentino dhe veshja e saj i ka kushtuar plot mijera dollarë. Fustani kushtoi 4500 dollarë, getat kushtojnë 300 dollarë dhe këpucët 1200 dollarë.
Por Arbana veshi mbrëmë një tjetër fustan të markës Valentino, që thuhet se kushton plot 18,000 euro.