Arbana pas udhëtimit në Afrikë
planifikon të ngel shtatzënë!

Arbana pas udhëtimit në Afrikë<br />planifikon të ngel shtatzënë!
Arbana Osmani ka ndarë me miqtë e saj në Instagram eksperiencën e saj të hatashme në Afrikë. Ajo ka postuar mjaft foto nga kontinenti i zjarrtë ku shihet se e ka shijuar në maksimum këtë udhëtim. Prezantuesja  është magjepsur nga shumë gjëra, mbi të gjitha nga kultura e këtij kontineti.

Në fotot që ka ndarë ajo që ka bërë më shumë përshtpyje ka qenë ndalesa që prezantuesja e njohur ka bërë tek një produkt tradicional shumë i veçantë. Pikërisht një lloj guri çudibërës nga majat Kilimanxharo që e hanë gratë shtatzënë në mënyrë që foshnjës t’i forcohen kockat. Kjo ka bërë që jo vetëm ne por edhe ndjekësit e saj të mendojnë se ndoshta Arbana po planifikon të bëhet nënë. Nuk e dimë nëse ajo i ka blerë këta gurë apo jo!




(Fotot e publikuara ne Instagram nga Arbana Osmani)



Osmani në një emision kuzhine

Së shpejti ajo do të botojë librin e saj të recetave, por duket se pasionin për gatimin Arbana tani do ta ndajë edhe nëpërmjet ekranit të televizionit.   Së shpejti do të nisë në Top-Channel emisioni më  i ri  "Master Chef Albania", ku Arbana Osmani mësohet se do të jetë prezantuese.


 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma