Arben Bllaci: Shkoni vishni toga, vini kravate, pastaj hajdeni këtu me gjykoni mua

Arben Bllaci: Shkoni vishni toga, vini kravate, pastaj hajdeni këtu me gjykoni mua

Foto nga Pallati i Kongreseve

Fotot jane hyrje te Pallatit te Kongreseve, kryesorja dhe nje zgeq qe gjendet perfund ca shkalleve. I sjell ketu sepse nga ky zgeqi turperues, te kjo dera lemerisese, hapur vetem nje kanat, hyjne… gjyqtare dhe prokurore qe vetingohen.

E kam ditur se shqyrtimi i tyre behet te ish – lidhja e shkrimtareve, tek ajo godina e bukur ku se paku do mbanin mend dinjitetin e te trajtuarit, edhe nese do t’i perjashtonin.

Por, jo! Hyjne ketu shpesh here edhe brinjaz kur jane ca te beshem/me. M’u kujtua i ndjeri Perikli Teta qe e arrestuan per nje proteste dhe e nxorren ne gjyq, ne nje gjyq e ne nje salle e me ca njerez qe s’do t’i qaste as pazari i pajimeve per gomare.

– Shkoni vishni toga, vini kravate, pastaj hajdeni ketu me gjykoni mua!

Edhe me varni, po deshet, po me dinjitet! – ua peprlasi Perikliu i urte dhe cuditi dynjane, duke u bere shkak qe situata te ndryshonte rrenjesisht pas atij gjyqi.

Sa per vete, po te isha gjykates, sikur edhe me i korruptuari ne rruzull, do refuzoja ne menyre demostrative hyrjen nga kjo vrime e qelbur ne nje salle ku luhet me fytyren e drejtesise, per mire a per keq qofte loja!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën