Arben Derhemi: Në kërcim
jam vetvetja vetëm kur pi!

Arben Derhemi: Në kërcim<br />jam vetvetja vetëm kur pi!
Nuk është hera e parë që e takoj, edhe pse në çdo rast ai na tregon një pjesë reale të jetës dhe formimit të tij artistik në skenë dhe jashtë saj. Prandaj, karakteri i një aktori është vështirë të përcaktohet, sidomos kur  publiku të identifikon vetëm me anë të një personazhi. Kështu ndodh me Arben Derhemin, aktorin e teatrit dhe kinemas shqiptare, i cili me anë të këtij rrëfimi na tregon anën e tij të panjohur edhe pse në ndonjë moment të caktuar nuk ka qenë vetvetja. Pjesëmarrja e tij në spektaklin “Dancing With the Stars” nuk është se e plotëson, madje gjatë bisedës kuptojmë që ky show, është një impenjim i marrë me mirëbesim për ta çuar deri në fund. Por, qëllimi i kësaj interviste nuk ishte vetëm spektakli, por edhe angazhimet e tij në teatër të cilat janë pjesë më e rëndësishme për të. Më poshtë do të lexoni edhe mbi projektet që do ta ndjekin në vazhdim si dhe realizmin e filmit “Simon” i cili së shpejti do të shfaqet në kinematë e Tiranës.
 
Prej gati dy muajsh jeni bërë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars” ku jeni në garë mes personazheve të kërcimit, ekranit, futbollit, etj. Si ndjeheni?

Mirë do të ndjehem po të isha me yjet e kinemase, por përsëri mirë ndjehem! E rëndësishme është që unë argëtohem dhe mësoj gjëra të reja që unë nuk i kam pasur pjesë të jetës sime edhe pse i kam ditur. Në fillim të këtij spektakli më kanë thënë kur je vetevetja kur kërcen; Jam vetvetja, vetëm kur jam i pirë. Kjo nuk do të thotë se unë pi shpesh, prandaj edhe kërcimin e kam një burim nga shpirti im, një burim për tu arratisur për të shkuar larg njerëzve dhe syve që shohin. Prandaj ndodh dhe ky lirim!
 
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë në skenën e teatrit si aktor, këtë herë publiku po njeh një pjesë të panjohur të Ben Derhemit...?

Në fakt, edhe në skenën e vallëzimi jam serioz, pasi çdo pjesë të këtij spektakli e kam marrë me seriozitet. Gjërat kur i marrë përsipër i çoj përpara, pasi në jetën time çdo gjë që kam bërë e kam bërë seriozisht, me dëshirë dhe vullnet për të realizuar diçka. Megjithatë, herë pas herë jam serioz pasi nuk dua të jem karagjoz dhe sido që të jetë do të vazhdoj të jem serioz pasi nuk më pëlqen që show të bëhet jashtë kërcimit. Në një moment të caktuar kur nuk të pëlqen diçka, në një spektakël të tillë nuk ja vlen të diskutohet. Kam arritur në konkluzionin se, kur je karshi njerëzve që herë pas here nuk të kuptojnë nuk ja vlen fare diskutimi.


 
Ky lloj karakteri duket se i kishte munguar figurës tuaj artistike?

Po ti shikosh me radhë figurat e mija në teatër dhe në film, nuk e dallon një gjë të tillë. Por, e keqja është se figurat e një artisti mbeten disa figura që janë të spikatura dhe duke qenë se mbeten ato figura të spikatura dhe artisti identifikohet përmes tyre. Një nga figurat më të spikatura të mijat, por që ka mbetur në sy të publikut është ai i filmit “Njerëz dhe fate”, e shikojnë Benin ndryshe dhe nuk shikojnë Benin si një karagjoz, mashtrues apo atë të Johan Padan-it, ose nuk shikojnë Benin e spektaklit që herë pas herë do të arritiset nga figurat që evidetohet.
 
Përveç angazhimeve të spektaklit, një pjesë të mirë ju ka marrë dhe monodrama “Johan Padan”?

Ndjehem aq mirë por edhe aq keq sa nuk kishte aq shumë publik sa të ndjehesha dhjetë herë më mirë. Problemi është që, momentalisht po krijohet një edukatë e gabuar e të mos shkuarit në teatër dhe duke nxjerr konkluzione pa parë shfaqjen. Njerëzit duhet ta shohin nga afër teatrin, ne nuk i ftojmë njerëzit që të fitojmë, por i ftojmë në teatër që ata të çlirojnë makthet që kanë në kokat e tyre, teatri i çliron nga komplekset, nga jeta sentimentare që bëjnë të gjithë, i çliron nga kafenetë dhe nga të qenit njeri i ngurtë!


 
Në fakt, në këto momente teatri gjendet mes një vorbulle ndoshta që e tremb paksa publikun?

Kohët e fundit është krijuar një psikologji e tmerrshme që do të mbyllet teatri. Këto janë zëra idiot që ekzistojnë teka ato njerëz që mendoj se Teatri Kombëtar është një institucion që punëson çdo student që sapo del nga bankat e Universitetit të Arteve. Në teatrin Kombëtar evidentohen vlerat e një kombi, duke qenë se evidentohen vlerat do të thotë që ti të vish, të kesh një jetë artistike prej gati 15 vitesh dhe ne të kemi kuptuar që ti je një vlerë e shtuar e këtij teatri. Teatri Kombëtar, është një institucion që duhet të ekzistojë në përjetësi, duhet të jetë një teatër që duhet të ngrihet mbi bazat e vlerave, duhet të jetë një teatër që duhet të ketë reformë. Mua personalisht nuk më tremb reforma pasi kam investuar për të qenë këtu ku jam. Kam besim tek Ministrja e re, Znj. Mirela Kumbaron që do ti japi një tjetër dimension këtij teatri duke përcjell vlera dhe jo duke vënë një partiak në krye të këtij institucioni.  
 
Cili do të jetë destinacioni i “Johan Padanit”?

Do të jetë një rrugëtim i gjatë në të gjithë trevat shqiptare. Do të kemi shfaqje në Korçë, Fier, Lushnje të cilat janë të porositura si dhe patëm një shfaqje në Pogradec ku pas 20 vitesh u duartrokit nga spektatori ashtu siç duhej. Më vonë do të kemi shfaqje në të gjitha trevat si; Maqedoni dhe Kosovë. 
 
Kjo monodramë ka marrë dhe shumë ftesa në festivale ndërkombëtare. Pse janë anulluar?

Fatkeqësisht kemi marrë shumë ftesa, por nuk kemi pasur mundësi finaciare, një problem që na ka pezulluar. E fundit ishte ftesa nga Festivali i dramës së San Peterburgut, nga i cili morëm ftesën për pjesëmarrje dhe nuk vajtëm.
 
Përveç këtyre angazhimeve keni ndonjë projekt të ri?

Para një muaji mbarova xhirimet e një filmi të Xhosli Ramës që titullohet “Simon”. Nëpër rrjetet sociale kanë nxjerr vetëm trailerin e filmit dhe besoj do të jetë një nga filmat më të suksesshëm të momentit. Është një triller psikologjik mjaftë interesant.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas