Nga Kështjella, Gorica, Mangalemi e deri tek Mali i Tomorrit, vendlindjen Beratin, Arben Golemi, nuk e ndan as prej artit, e as prej zanatit të tij, arkitekturës....
“Qyteti është laboratori im, ashtu sikundër me pemët, unë jam në inspirim të vazhdueshëm” , thotë Arben Golemi, piktor e arkitekt.
Janë afro 70 ekspozita që i realizon me bukuritë e misteret arkitektonike të një mbi një dritareve... Edhe kësaj here në galerinë e tij, në 20 piktura na kanavacë, ai thotë se ka mishëruar gjendjet e tij shpirtërore, përballë “Pemëve dhe qytetit”... Imazhi fillestar është në vizatimet që ai ruan... Ka me mijëra copëza të qytetit të reflektuar me lapsin e tij në fletë të bardhë... në çdo rikthim në vendlindje.
“Kam një numër të madh me vizatime të qytetit, të rrugicave, të ndërtesave... Gjithë Beratin në përgjithësi, përfshirë dhe malin e Tomorrit...Në çdo moment unë e përdor arsenalin e vizatimeve siç ndodhi dhe kësaj here”, shprehet më tej piktori.
Pikturat e Golemit, janë ndër më të lakmuarat në treg. Vetëm në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve rrëfen se veprat e tij, bashkë me vizatimet janë afro 17, prej të cilave katër janë realizuar në monizëm. Siç na tregon artisti ka edhe një koleksion prej 8000 veprash arti, përpos vizatimeve, por kur flitet për treg arti në vend, ai është skeptik.
“Ne nuk kemi bërë përpjekjet tona për të krijuar një treg real të pikturës, duhet të kishim një rrjet galerish, e më pas të kërkonim mbështetje nga institucionet, me aq sa do të ishte mundësia, por gjithçka nis nga vetja”, shton më tej ai.
Krijimi i një rrjeti galerish, do t’u kish ardhur në ndihmë artistëve, sipas Golemit, por edhe nismat favorizuese do të ishin një nxitje, gjithmonë duke mos cënuar, lirinë e krijimtarisë...
A.D/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.6%
-
E gabuar
44.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1717
Lajme të tjera
-
Etnografi, poezi e legjendë, 'Qeramika e Mirës' frymon grua! Kuçuku mban premtimin ndaj mbesës, çel ekspozitën e parë personale
25 Prill, 18:02
-
Një vit në kantier, ç’po ndodh me Galerinë e Arteve? Çipa: 'Ngërçet' në restaurim, në 2023 ‘shëtisim’ në qytete! E vërteta e ‘Stalinit e Leninit’, pse u la fondi në muze
24 Janar, 15:41
-
‘65 vjet - një jetë në art’, çelet ekspozita retrospektivë e Abaz Hados, nga veprat e fillesave të tij në pikturë deri te krijimtaritë më të fundit
4 Janar, 16:01
-
Nis Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës! Galeria e Artit Tiranë, ekspozon veprat e 470 artistëve nga 50 vende
25 Tetor 2022, 18:06
-
‘Ngërçi’ në Galerinë Kombëtare, Ministria e Kulturës reagon për rikonstruksionin dhe veprat e dëmtuara: Pritet të restaurohen
4 Gusht 2022, 11:45
-
Ekspozitë solidariteti në Galerinë e Artit, fitimet nga shitja e veprave dhurohen për familjet në nevojë
20 Korrik 2022, 15:17
-
‘Sensitive’, Anila Hetoja vendos gruan në qendër të 20 pikturave, piktorja: Kam dashur t’i jap vendin që i takon
21 Qershor 2022, 16:03
-
25 lutje në 120 fotografi, 'Jerusalemi nuk është thjesht një qytet' ekspozita ‘shëtitëse’ në Galerinë e Artit Tiranë
14 Qershor 2022, 20:15
-
Ribotohen kujtimet e Drita Agollit, të parës regjisore shqiptare të diplomuar, Shanaj: Model i gruas së emancipuar! E bija tregon 'pengun’: Iku duke kënduar
2 Qershor 2022, 19:21
-
Nga ‘Otranto-ja’ tek ‘Lufta’, Festivali Kontemporan çel dyert në Galerinë e Tiranës, studentët rrëfejnë punimet e tyre
16 Maj 2022, 18:13
-
‘Tirana në telajo’, e parë nga studioja e Hasan Nallbanit, rrëfimi i piktorit 88-vjeçar: Brengat e mia për Galerinë Kombëtare dhe dhunën ndaj trashëgimisë
6 Maj 2022, 21:13
-
Artisti Agim Sulaj, 18 vepra origjinale në galerinë e artit: Një mural dhe ekspozitë në Paris për Felinin
25 Shkurt 2022, 21:52