Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, ka qenë ditën e sotme në studion e Report Tv, ku ka folur se si do të përballohet fatura financiare nga tërmeti i 26-nëntorit. Sipas Malajt gjëja më e mirë që ndihmon ekonominë është rikthimi në normalitet i të prekurve nga tërmeti. Sipas tij konsumi normal do të ishte një stimul i fortë për mëkëmbjen e ekonomisë. Ndër të tjera Arben Malaj është shprehur se kostoja më e madhe e këtij tërmeti është ajo afatgjatë që duhet për ndihmat e trajtimit të familjeve të prekura nga tërmeti.
"Kostoja më e madhe do na mbetet neve. Cdo punonjës duhet të ta kuptoje së një pjesë do paguhet nga taksat. Deri në 10% na kanë ndihmuar. Ndihma e menjëhershme është ekspertët. Ndihma monetare, do të jetë në kohë. Kemi kosto imediat ushqim dhe strehim është faza e parë. Ne dimë që vdiqën 51 veta por jo sa të plagosur ka, që është kosto e Shëndetësisë. Kjo është afatgjatë, një i plagosur mund të kurohet për shumë kohë. Nuk dimë sa metër katror janë shkatërruar. Një pjesë kanë qenë edhe me kredi." tha Malaj.
Për sa i përket dëmeve afatgjata, Malaj ka theksuar se duhet të bëhet kujdes me pjesën për sa i përket turizmit. Sipas tij ekzistojnë risqet në këtë fushë.
"Të parat që ndalohen janë shpenzimet operative. Të cilat mund të tkurren por nuk cënojnë shërbimet. Është e pranueshme. E dyta investimet në proces. E treta është shtrirja e investimeve, pak rritja e lehtë e deficit. Tërmeti më i madh është se njerëzit nuk po shkojnë në punë. Në kompani kanë kontrata dhe ka probleme të mëdha. Janë edhe risqet e turizmit. Qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme. Duhet certifikim. Kostot i kemi edhe afatgjata. Kostoja është me e madhe se 0.4. kostoja varijon nga 500 milion në 500 miliard. Kjo krizë nga impaktet financiare nuk do ta godas ekonominë rëndë. Do të ketë difiçit por jo aq alarmant. Duhet të rikthehet konsumi. Kur u godit Amerika më 11 shtator të parët që folën ishin ekonomistët që thanë se duhet konsum." tha më pas ai.
"Buxheti i viti 2020 ishte buxheti i shtërngesës. Më pak investime, më pak pagesa. Dhe na ra edhe kjo kosto e tërmetit. Ndodhemi përball riskut që mund të na krijojë probleme. Hapi i parë është financimi nga fondacionet dhe vendet e huaja. Që pritet të shkojnë si burim për rindërtimin. Po pjesët publike që janë x miliard lekë...Duhet të kemi shikimin e kësaj si kosto, afatshkurtër, mesëm dhe afat gjatë. Ishte një test që dha siguri për shumë të tjerë që kanë blerë shtëpi. Duhet parë edhe ana pozitive. Nuk na ka dëmtuar shumë pjesën publike. Ndarja e kostove me sigurimin." tha ndër të tjera ai.