Në përvjetorin e 67-të të vdekjes, pas riatdhesimit të eshtrave nga Italia, u mbajt ceremonia mortore për ish-prefektin e Tiranës Qazim Mulletin. Në këtë ditë simbolike Autoriteti hapi dhe dosjen e ish-Sigurimit dhe zbuloi ë panjohura të jetës së Qazim Mulletit.

Kryetari i shoqatës ‘Tirana’, Arben Tafaj në një intervistë për Report TV thotë se duhet punë për të rehabilituar figurën e Qazim Mulletit.

“Tek pamlfeti i Qazim Mulletit nuk janë thënë kurrë të vërteta. Sa baltë është hedhur aq kamionë duhen për tu hequr baltën që është hedhur në figurën e Qazim Mulletit“ thotë ai.

Tafaj ndër të tjera shpreh dhe rezerva ndaj punës së Akademisë së Shkencave që nuk pranon të merret me figurën e Qazim Mulletit për ta pozicionuar aty ku i takon në historinë shqiptare.

“Në 2018 u riatdhesuan eshtrat e Mithat Frashërit dhe u bë rehabilitimi i figurës së tij. Kjo u bë me iniciativë të kryeministrit aktual i cili mori përsipër gjithë përgjegjësitë publike e politikë, ndërkohë që kishte socialistë që nuk e përkrahën. Por nuk është aspak për tu përgëzuar fakti që sot e kësaj dite Akademia  e Shkencave dhe historianë rrinë të tulatur dhe po nuk mori vendim politika nuk bëjnë asnjë lëvizje. Mbase veprojnë kështu se janë rrogëtarë nga shteti e presin të prononcohet politika. Letrat aty kanë qenë dhe historianët aty i kanë pasur por duhet politika që të shprehet për tu bërë rehabilitimi i figurës së Qazim Mulletit”

Hapja më 28 gusht  e dosjes nr.19 , me fashikujt e ish-Sigurimit nga Autoriteti i Dosjeve është një përpjekje më shumë për të zbardhur përmes fakteve kontributin e tij.

Paraprakisht, njoftohet se në të ka shkresa ku Mulleti përpiqet për lirimin e  katër familjeve të internuara, por, nga ana tjetër edhe letra të autoriteteve italiane ku thuhet se Mulleti ‘favorizon Myslym Pezën dhe një ‘drejtues bandash’