Arbëreshet e Zadarit të Kroacisë, 'zgjojnë' traditën 3 shekullore, Dina e Mel: Kur na dëgjuan të moshuarit nisën të qajnë, ne shpëtuam këngët nga harresa!

Dina e Mel, dy arbëreshe të Zadarit të Kroacisë (arbëreshët e Zarës)  prej një dekade, i japin zë këngëve të të parëve të tyre, duke luftuar harresën... Rikthehen në Shqipëri për të tretën herë.

 

“Është një histori e këndshme, sesi nisi çdo gjë. Ne ishim ftuar nga Maksimiliana Barançiç, promovuese e madhe e komunitetit arbëresh, dhe ajo i kërkoi Dinës, nëse  mund të përgatiste dy tre këngë nga ato që i kish mësuar gjyshja arbëreshe, për prezantimin e librit të saj. Dhe ne kështu bëmë. Të nesërmen kur i interpretuam, mes publikut kishte disa të moshuar arbëresh, që me ti dëgjuar nisin të qajnë sepse gjetën në to meloditë e fëmijërisë së tyre. Dhe unë i thashë Dinës: Shiko ne kemi një thesar shumë special këtu, le ta mbajmë atë gjallë”, shprehet Melita Ivković, kitariste e kompozitore.

 

Mbrëmjen e së premtes në sallën “Çesk Zadeja” tek Artet këndojnë 12 këngë arbëreshe, nga dashuria për vendin, nënën e “Bërbilin”. Kështu quhet projekti i tyre muzikor që ka nxjerrë në dritë tekste e melodi të vjetra e autentike, për të rizbuluar muzikën tradicionale arbëreshe. Shoqërohen nga quarteti “Archidea” dhe kornisti Ilir Kodhima.

 

“Për ne është shumë e rëndësishme të promovojmë kulturën tonë. Diçka që nisi të dalë në skenë vonë, pasi unë i kam regjistruar këto këngë 20 vite më parë. Me kohën arbëreshët e Zadarit, nuk e flasin shumë gjuhën, e nuk i këndojnë këto këngë dhe mund ta them se ne i shpëtuam ato nga harresa totale”, thotë këngëtarja Dina Bušić.

Arbëreshët e Kroacisë janë zhvendosur nga zona e Liqenit të Shkodrës, sot pjesë e Malit të Zi prej tre shekujsh. Qe ky degëzimi që erdhi me pushtimin osman në vend; Arbëreshët katolikë në veri, ndërsa ortodoksët në Italinë e Jugut.

“Janë dy situatat të ndryshme të jetuara . Në Itali ka shumë njerëz të cilët e kanë ruajtur për 500 vjet  kulturën, gjuhën, muzikën, dhe kostumet e tyre. Pasi atje ku shkuan, patën mundësi të jetojnë në paqe, ndërsa Zadari për shembull ka pasur një histori plot turbulenca, dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi harruar shumë nga traditat tona” , rrëfen këngëtarja Dina Bušić.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begzad: 11/12/2022 21:06

    Përgëzimet tona! Po, ju lutem Zara, jo Zadari. Tradita gjuhësore e ka ruajtur me shekuj emrin e qytetit të Zarës, ndërsa ju tani i referoheni trajtës serbe apo kroate, Zadar. A nuk është kjo në kundërshtim me vlerat e atyre që perzantoni me respekt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr