Arbitra estonez për Shqipërinë, ja kush 'humbet' Francën nëse ndëshkohet ndaj Andorra-s

Arbitra estonez për Shqipërinë, ja kush 'humbet' Francën nëse ndëshkohet ndaj Andorra-s

Një katërshe arbitrash nga Estonia do të vendosin drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Andorra dueli i parafundit i kualifikuesve të “Euro 2020” që do luhet në Elbasan.

Kryesor i takimit do të jetë Kristo Tohver ndërsa asistentë të tij do të jenë Silver Koiv e Aron Harsing ndërsa gjyqtar i katërt Roomer Tarajev. 38 vjeçari Tohver është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2010 dhe do të gjykojë një ndeshje që nuk pritet të jetë problematike në aspektin e menaxhimit të futbollistëve në fushë.

Trajneri Reja do të duhet të bëjë pa Klaus  Gjasulën të pezulluar ndërsa edhe tek miqtë ka dy mungesa për shkak kartonësh Lima dhe Rebes. Keidi Bare, Kastriot Dermaku dhe Taulant Xhaka duhet të kenë kujdes  pasi nëse ndëshkohen me karton ndaj Andorras nuk mund të luajnë tre ditë më pas kundër  Francës.

Shqipëria ka bilanc pozitiv me Andorrën ku në katër përballje që janë rregjistruar në të kaluarën Shqipëria 3 i ka fituar dhe vetëm një ka humbur me një golavarazh prej 7 golash të shënuar e 2 të pësuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë