Në një shoqëri normale demokratike, kur shteti dështon, institucionet kapen, korrupsioni është kudo i pranishëm dhe kur pushteti abuzon me qytetarët, janë politikanët ata që duhet të largohen nga sytë këmbët, jo qytetarët.
Prej 36 vitesh në Shqipëri është servirur një logjikë e përmbysur; "Ik ti, qytetar në emigracion; duro ti, qytetar, varfërinë; hesht ti, qytetar, përballë arrogancës, korrupsionit, krimit, grabitjes, padrejtësisë!"
Ndërkohë establishmenti që e ka ndërtuar këtë sistem vazhdon të shfaqet si shpëtimtari i shqiptarëve. Pikërisht ata që janë autorët e katastrofës sonë.
Por logjika më elementare thotë që establishmenti nuk e rrëzon me dëshirë shtëpinë që e ka ndërtuar për vete.
Nuk mundet të jenë zgjidhja ata që kanë abuzuar me pushtetin, kanë shkatërruar institucionet, kanë kapur shtetin dhe kanë ndërtuar një sistem të mbyllur privilegjesh, të kërkojnë edhe një herë besimin e qytetarëve me premtimin se këtë herë do ta bëjnë ndryshe.
Nuk mundet të kërkojnë besimin e qytetarëve as ato forca opozitare, të cilat e nisën këtë sistem antivlerash dhe me qëndrimin e tyre refraktar e mbajnë në këmbë pushtetin.
Të dyja palët janë shkaktarët e një problemi që kërkon zgjidhje.
Dhe, kur shoqëria kërkon ndryshim nuk mund të pranojë që ndryshimi të orkestrohet e drejtohet nga të njëjtët njerëz, të njëjtat interesa dhe të njëjtat struktura.
Në rast se shoqëria pranon përsëri të njëjtët aktorë e faktorë, të cilët pengojnë të rinjtë dhe alternativat e reja të hyjnë në politikë dhe arrin të bindet se pa klasën ekzistuese politike nuk ka stabilitet, opozitë apo të ardhme, atëherë është mposhtur dhe ka triumfuar përfundimisht establishmenti.
Komente












Dhe kush do ta bej ndryshimin or mik, ai protestusi qe uleret ne duam te hame te rrime dhe te ....., apo ai qe uleret te vrasim nja 50 mije dhe te marrim pushtetin, apo ai qe dhunon policin dhe pastaj uleret na provkoi ose na qelloi policia e para dhe kur policia arreston me te drejten qe i jep ligji protestusi uleret lironi cunat, sikur jemi ne 43 . Jo mor zoteri une sjam okk , une dua te jetoj jeten time te qete dhe jo duke hapur tv dhe te degjoj ulerima dhe te degjoj lloj lloj analistesh . Nuk dua ti shikoj nuk dua ti degjoj. Qeveria apo dhe politikanet kane gjynahet e tyre, por qeveria qe eshte sot ka bere shume pune te mira, ka bere dhe gabime, po kush punon dhe gabon. Jemi ne kapitalizem zoteri, cte mbjellesh do korresh. Puna dhe vetem puna te nxjerr faqebardhe e jo duke u verdallosurve e uleritur neper rruge e duke pire kafeneve. Kush e do punen e nxjerr lekun nga guri. Me vjen keq qe e them por vur secilin shqiptar ne nje post ku ka ne dore dhe nuk do vjedhi. Prandaj mos na shisni ndershmeri, ne duhet te ndryshojme mendesi si popull njeher pastaj te shesim patriotizem.
Përgjigju