Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së, ua komunikoi vartësve sot në mbledhje! Do mbajë detyrë tjetër shtetërore! Në vend të tij Dritan Dorda

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së, ua komunikoi vartësve sot në mbledhje! Do mbajë detyrë tjetër shtetërore! Në vend të tij Dritan Dorda

Ardi Veliu

TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu është larguar nga detyra ditën e sotme. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema thanë se në orët e mëngjesit ai është paraqitur në zyrë ku ka mbledhur stafin dhe i ka njoftuar se nuk do të jetë më drejtues i institucionit pasi ka vendosur të largohet.

Për këtë ndryshim, ka reaguar zyrtarisht Ministria e Brendshme. Në njoftimin zyrtar thuhet se Veliu është dorëhequr për të marrë një tjetër detyrë shtetërore, ndërkohë në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të jetë zv.drejtori Dritan Dorda deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

"Zoti Veliu ishte emëruar në krye të AMP në shtator 2022, detyrë që e mbajti deri ditën e sotme. Drejtimin e Agjencisë, deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së. Ju bëjmë me dije se Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore", thuhet në reagimin e ministrisë.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Ardi Veliu dha dorëheqjen, ja detyra e re dhe kush e zëvendëson në drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

1698063426_ardveliuballa.jpg

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu është larguar nga detyra ditën e sotme. Ministri i Brendshëm Taulant Balla e konfirmoi se Veliu ka dhënë dorëheqjen sot (23 tetor) dhe zbulon se kush do të ta zëvendësojë.

“Drejtimin e AMP deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë zv.drejtori Dritan Dorda. Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore” deklaroi Balla.

Njoftim për Mediat

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra, tek Ministri i Brendshëm.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e falënderoi z. Veliu për punën e bërë deri tani në krye të AMP-së, rezultatet e arritura në kuadër të procesit të vetë-pastrimit të strukturave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nga 1 janar deri sot, ka referuar pranë SPAK dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm 207 raste për 295 subjekte, ndër ta 253 oficerë policie si dhe 42 shtetas.

Në këtë periudhë janë arrestuar 23 oficerë në flagrancë. Me masë sigurie janë 72 raste, ndër ta, 61 oficerë policie dhe 11 shtetas. Në masën “Arrest në burg” janë 24 raste, ndër ta, 18 oficerë policie dhe 6 qytetarë. Me masën “Arrest në shtëpi” janë 6 oficerë policie dhe 1 qytetar, me masën “Pezullim i ushtrimit të detyrës në shërbim publik” janë 34 oficerë policie.

Gjithashtu janë dhënë 24 masa disiplinore administrative, pas hetimeve disiplinore të AMP-së, ndër ta, 4 oficerë me masë disiplinore “Përjashtim nga policia”; 3 oficerë “Shtyrje e afatit të gradimit” për dy vjet; për 5 oficerë policie “Shtyrje e afatit të gradimit” për një vit, si dhe për 9 oficerë “Shtyrje e afatit të gradimit” për nëntë muaj.

AMP i ka dhënë rekomandim Agjencisë Kombëtare të Informacionit të Klasifikuar për heqjen e Certifikatës së Sigurisë për 19 subjekte.   

Zoti Veliu ishte emëruar në krye të AMP në shtator 2022, detyrë që e mbajti deri ditën e sotme. 

Drejtimin e Agjencisë, deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së.

Ju bëjmë me dije se Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore.

SI.E./M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Surrat: 24/10/2023 11:33

    Qfar surrat krimineli,,,!!??? Ku e kan gjet kte legen me I dhene detyra te larta shteterore

    Përgjigju
  • Ardi Nuries: 23/10/2023 22:20

    Iku koka e krimit me miliona euro te vena nga bashkpunimi me kriminele e trafikante.A do ti gezoje valle...kjo eshte pyetja......................

    Përgjigju
  • Agron: 23/10/2023 14:57

    Po pse duhet ti siguroje shteti nje pune tjeter ketij individi totalisht te paafte per ndonje gje,le ta provoje te punoje ne privat ky lloj fshatari se ka tere jeten qe punon dhe lepihet ne shtet ku deri tani e kane futur dhe heq nga puna 20 here ,qenie e peshtire qe as per te pastruar halet nuk ben.

    Përgjigju
    • Gimi: 23/10/2023 19:42

      Te lumte goja re vlla

  • Aria: 23/10/2023 14:20

    Me ne fund , PLEHRA u zhduk . Ishalla perfundon ne burg se atje e ka vendin. Ja tregon fytyra shume lehte se cfare lloj njeriu eshte ky kriminel

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 23/10/2023 13:46

    Me siguri i ka dsl emri te sky, aty është vetem maja e ajsbergut, ishalla po pastrohet policia nga te korruptuarit ashtu edhe politika, Berisha u dogj tash e ka Likja e Basha, e tan me rradhe

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2023 12:57

    Ishalla i lexojne kto plehra komentet,qe ta shohin vete se ca urrejtje ka populli per kta maskarenj

    Përgjigju
  • Lushnja1: 23/10/2023 11:36

    Në këtë vend nuk bën hajër i drejti dhe i zoti. Respekte për këtë njeri puntor.

    Përgjigju
    • Daku: 23/10/2023 12:44

      Kete plehre shikoje qe ne fytyre cfare njeriu eshte.

  • Llaqi: 23/10/2023 11:21

    Te erdhi dita dhe ty o Ardi, maee te viziton dajo fatmiri kur tvesh ne burg. Nje plehre me pak

    Përgjigju
  • Ardi Floriri: 23/10/2023 10:42

    Do jete zberthyer shoferi i vet per florinjte kontrabande. Ska faj se eshte ne burg familjarisht.

    Përgjigju
  • Show: 23/10/2023 10:40

    Keta hijena nuk e leshojne kollaj vendin por ka marre ndnj post tjeter me te rendesishem e prandaj po iken.Fundja ky super hajduti ishalla perfundon ne spak dhe pak eka…

    Përgjigju
  • Ismail: 23/10/2023 10:38

    Ne te s'ëmës te gjithe plehrat

    Përgjigju
  • Bobi: 23/10/2023 10:35

    Nuk dihet arsyeja ? Dihet boterisht qe ka qene ne borderone e Vis Martinaj ky i pari dhe te tjere pas tij.Kot nuk tha Tao qe kush ka komunikuar me Sky ecc te japi vete doreheqjen.Ky kujtoi se do e mbante Rama mqs i ka bere sherbime ne zgjedhje.S'e di diteziu qe Rama shet dhe baben e vet po nderhyri SPAK. Rama te mban sa te mban pastaj te shet pasi te ka shtrydhur si limoni.Prit se nuk keni pare gje akoma.Jane dhe shume drejtues te tjere qe e kane shitur policine e shtetit tek personat e kerkuar.

    Përgjigju
    • I.Lir: 23/10/2023 11:31

      Ok o Bobi.! Dakort per te gjitha sa thua ti. Por...ngaqe ne kemi ne krye dy Kryeplera...e qe njeri i mban e i ruan plerat qe e rrethojne per te kryer hajduteri e krime...ky tjetri i leshon plerat qe rrethoje kete te behen 400 copash...per ne popullin e shkrete qe kemi perpara vetem dy alternativa plerash...na ka rene fati qe te mbajme ne krye kryepleren qe i shet te vetet. Gjithmon per 33 vjet kemi zgjedhur midish plerash...ate qe na eshte dukur si plera me i vogel. Le te lusim Zotin qe tani e me pas te kemi mundesi te zgjedhim midis pastertorve pastertorin me te madh. Te kalojme nga zgjedhja e te keqes me te vogel midis vetem te keqijave qe na vihen gjithmon perballe,tek zgjedhja e te mires me te madhe nga vetem te mirat qe do kemi. E per tja arritur kesaj besohet se kemi vetem nje emer..S P A K...!!!

  • Ardi: 23/10/2023 10:24

    Nje plere me pak..

    Përgjigju
    • lau: 23/10/2023 12:35

      Arkitekti i krimeve te pa zbardhura ne vend ky plere sidomos ne fiere shkoder e vlore tirane

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut