Në dekadat e fundit, destinacionet për blerje dhe argëtim janë përhapur në të gjithë globin. Blerësit e sotëm po kërkojnë më shumë sesa ato që janë në dispozicion vetëm në një faqe në internet. Ata duan një përvojë, ndaj dhe qendrat tregtare janë destinacioni i duhur, pasi ofrojnë eksperiencë dhe argëtim për të plotësuar shijet e blerësve, që tashmë janë të ankoruar jo vetëm me dyqanet, por me restorantet, baret, kinematë dhe gjithçka tjetër që gjejnë në një qendër tregtare.
Qendrat tregtare po ofrojnë tashmë variacione dhe mundësi të shumta, duke ofruar mundësi brenda qendrës që i lejojnë konsumatorët të gjejnë një zonë që i tërheq ata dhe që mund të përshtaten fare lehtë. Kështu, qendrat tregtare janë kthyer në një vend për të ndarë kohë cilësore me miqtë dhe familjen.
Si në të gjithë botën, qendrat tregtare po ndjekin këtë trend, por ajo që e plotëson më së miri në vendin tonë është qendra më e populluar në vend, Tirana East Gate, apo e njohur ndryshe si TEG, duke i mundësuar çdo vizitori që të ketë një shumëllojshmëri zgjedhjesh, për të kaluar një ditë ndryshe.
Aktivitetet e fundjavës
Për një eksperiencë me të vërtetë të veçantë dhe për t’i bërë vizitorët që të familjarizohen me qendrën, TEG sjell aktivitete të vijueshme dhe evente tematike në fundjavë. Në periudha të caktuara, dedikuar vetëm fëmijëve, qendra gumëzhin nga zëri i tyre. Por nuk mungojnë as ditët kur zëri i këngëtarëve të ftuar e shndërron qendrën në një skenë të vërtetë koncert
Koha e lirë dhe argëtimi
Kur vjen puna tek argëtimi, TEG ofron mundësi të shumta zgjedhjesh, që përfshijnë fëmijë e të rritur. Ti mund të bësh pazar fare lehtë dhe mund të kontrollosh të gjitha koleksionet e fundit, ndërkohë që fëmijët mund të argëtohen në “Blue Park” , këndi i dedikuar posaçërisht atyre, ku mund të futen në botën e argëtimit, duke u socializuar përmes lojrave të ndryshme që ofrohen në të, nga karruseli, deri tek një xhiro me kalë apo tren nëpër qendër.
E sigurisht, nuk mund të mungojnë as lojërat virtuale, që janë një risi e momentit dhe ofrojnë një eksperiencë të paharrueshme për këdo që i provon dhe nëse nuk i ke provuar ende, i gjen në TEG.
Dhe duke harxhuar kaq shumë energji në lojëra, argëtim dhe pazar, patjetër që do jesh i uritur. Dhe nuk ka nevojë të shqetësohesh, sërish në TEG, pa e vrarë mendjen, ke nga ushqimet e shpejta e deri tek ato të shtëpisë apo kuzhina e huaj. Të mbetet veç të zgjedhësh. Pas suksesit në plot 100 shtete, me mbi 17,000 pika
në të gjithë botën, Mbreti i Burgerave ka hapur dyert edhe për publikun shqiptar në Qendrën Tregtare TEG. I themeluar në Florida në vitet ’50, Burger King është tashmë një etalon i padiskutueshëm, jo vetëm për cilësinë e sigurinë ushqimore, por dhe për shijen unike.
Ikona amerikane e burgerave të pjekur në skarë, një histori e jashtëzakonshme suksesi mbarë botëror, një emër mëse i njohur për recetën autentike dhe maskotën e famshme, do sjellë traditën e shijshme për të qenë e akesueshme nga çdo shqiptar.
Dhe për të kaluar momente të këndshme me miqtë dhe familjen, duke shijuar një drekë apo darkë, zgjedhjeve tuaja tashmë u shtohet edhe Ulliri, restoranti më i ri në TEG, i cili vjen me një ambient ftues, ku kuzhina do t’i kalojë pritshmëritë tuaja.
Jo më kot TEG është shndërruar tashmë në destinacionin e preferuar të shijimit të një vakti.
Ndërkohë, pas një dite të lodhshme ti mund të relaksohesh në ambientet moderne të Cineplexx. Rrjeti i kinemasë ndërkombëtare Cineplexx sjell premierat
në kohë reale, në 7 salla të mirëorganizuara në ambientet e qendrës. Këtë fillim viti do t’ju shoqërojnë, filmat më të kërkuar si “1917”, “Bad boys for life”, “Mulan” apo “Dolittle”, ndër të tjera.
Të huajt zgjedhin “TEG”
Por, TEG nuk është vetëm zgjedhja e kryeqytetasve. Gjatë një shëtitje në qendër, nuk mund të mos rastisësh edhe me vizitorë nga vendet e tjera, që vijnë të shikojnë Tiranën dhe në listën e tyre të vizitave kanë edhe TEG.
“Këtu mund të gjesh gjithçka, veshje me çmime të arsyeshme, ushqim të shijshëm, gjithçka për make-up. Kur të kthehem në Bitola, qytetin tim do t’ua sugjeroj TEG-un miqve të mi”, thotë Mihaela Stojanovska, nga Maqedonia e Veriut - e cila e vizitonte qendrën për herë të parë.
Për kryeqytetasit TEG është gjithmonë zgjedhja e parë, kur bëhet fjalë për pazar, apo edhe për t’i nxjerrë fëmijët nga rutina e përditshme.
“Aktivitetet janë shumë të bukura, vijmë gjithmonë t’i sjellim fëmijët sa herë ka aktivitete. Edhe ata kanë nevojë të shohin, të aktivizohen se dhe në shtëpi nuk rrihet. Ne vijmë bëjmë pazarin, fëmijët luajnë… Jemi shumë të kënaqur nga organizimet” thotë zonja Majlinda nga Tirana, e cila çdo pasdite sjell nipërit e saj në qendër.
Qendra Tregtare TEG menaxhohet nga ACREM, që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Drejtoresha Ekzekutive e ACREM, Mariola Radovani shprehet se:
TEG ka krijuar tashmë një kulturë në të bërin shopping dhe është konsoliduar si destinacion ku ofrohen produktet dhe shërbimet me cilësi dhe standarte të larta. Pavarësisht faktit që ne ofrojmë çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për një ditë të këndshme në qendrën tonë, përsëri duke patur në vëmendje argëtimin e klientëve dhe vizitorëve tanë organizojmë evente tematike artistike dhe kulturore për të gjitha moshat me qëllim ofrimin e një eksperience të paharrueshme.”
TEG premton të tjera surpriza dhe risi në vijim, për t’i bërë ditët tuaja me të vërtetë të veçanta në Qendrën Tregtare më të populluar në vend.
Bravo shumë bukur, tani Shqipëtarët kudo ku janë në cdo cep të Shqipërisë të mblidhen e të shkojnë në TEG se aty ka cdooo gjë.
Përgjigju