Një argjendare e talentuar nga Frome e Anglisë arrin të krijojë dhe të shesë dhjetëra aksesorë të ndryshëm, pavarësisht se nuk ka gishta duarsh.

Annette Gabbedey krijon unaza, varëse, byrzylykë dhe aksesorë të tjerë me gurë të çmuar vetëm me pëllëmbën e duarve të saj.

Vetë ajo thotë se nuk përdor mjete apo mënyra të veçanta në punimet e saj, por shton se nuk arrin të kuptojë se si ia dalin argjendarët e tjerë duke përdorur gishtat e duarve.

Gabbedey e quan veten një njeri normal si gjithë të tjerët dhe jo me handikap.

Ajo shpjegon se u inkurajua nga familjarët e saj që të gjente një zgjidhje për problemin e saj, prandaj ajo vendosi të trajnohej në hatton Garden të Londrës, si argjendare. 48 vjeçarja nuk vihet aspak në siklet nga duart e saj dhe shton se nuk e ka problem t’u përgjigjet pyetjeve të fëmijëve kurioz.

Punimi më i shtrenjtë i argjendares nga Frome është një gjerdan 18 karatësh i bardhë me të verdhë dhe më një varëse diamante, vlera e të cilit shkon në rreth 31 mijë euro.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)