ARGJENTINE - Familjarët janë përpjekur me çdo menyrë për ta ndaluar kete martese edhe me ate ligjore, por nuk ia kanë dalë. Sot pas shumë momenteve të vëshitra psikike dhe luftës me prindërit është dita kur Edith Casas, 22 vjeç martohet me ritet civile me Victor Cingolani, burri i cili është dënuar për vrasjen e motrës së saj binjake Johana.

Ritet martesore do të mbahen në provincën e Santa Cruz. Cingolani gjithmonë ka deklaurar se është i pafajshëm “E kam dashur shumë Johanën, por tani jam i dashuruar me Edith me të cilën edhe dua të martohem”.

Në korrik të 2010, kur Johana u vra, ajo ishte 20 vetëm vjeç. Modelja e e re që sapo kishte filluar karrierën u gjet e vrarë në periferi me dy plumba në gjoks. Për vrasjen ishin shoqëruar në polici Victor Cingolani, ish-i dashuri i saj dhe Marcos Diaz, i dashuri i ri. Ndërsa Diaz pritet të gjykohet, Cingolani është dënuar tashmë me 13 vite burg për krim në bashkëpunim.

Shenjat e gishtave të tij tek arma kanë provuar krimin e kryer prej tij. Ai pas kësaj e ka mohuar gjithmonë krimin dhe për këtë ka arritur të bindë vetëm motrën e viktimës, e cila i beson verbërisht, - “Ai nuk e ka vrarë, është i paaftë ta bëjë një gjë të tillë, herët a vonë do provohet pafajësia e tij dhe do jemi të lumtur pëgjithmonë”.

Martesa e tyre ishte planifikuar që në 21 dhjetor të vitit të shkuar, por kundërshtimi i prindërve e ka bërë që të shtyhet deri tani. Prindërit janë të zhgënjyer nga vajza e tyre, por nuk mund të bëjnë asgjë për t’i ndaluar. “Ajo ka tradhtuar memorjen e motrës së saj”.

Ata janë detyruar ta pranojnë për shkak të krizave psikike që Edith ka kaluar. Shumë të mërzitur për këtë ngjarje me të dyja vajzat, prindërit e saj shprehen, - “Tashmë të dyja vajzat i kemi humbur, por nëse njëra është pranë Zotit, tjetra pranë djallit”.

(ad.ti/shqiptarja.com)