Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një aksident ajror ku dy helikopterë janë përplasur në provincën La Rioja, në veri të Argjentinës. Sipas informacioneve të para nga mediat lokale një prej helikopterëve i përkiste qeverisë së zonës, ndërsa tjetri organizatorëve të një konkursi ndërkombëtar, që për vitin e tretë rradhas kishin shkuar në Argjentinë për xhirime. 8 prej tyre ishin qytetarë francezë që po regjistronin programin “Naked and Afraid”, “Të zhveshur dhe të frikësuar”.
Tre prej viktimave janë tre personalitete të sportit francez: Camille Muffat, me medalje të artë noti në Lojërat Olimpike në Londër, marinsja Florence Arthaud që kish thyer rekordin e kalimit të veriut e vetme dhe Aleksis Vastine, me medalje bronzi në boks në Lojërat Olimpike në Kinë në 2008-ën.
/Shqiptarja.com