/ATSH-AFP/ - Rreth 750 fluturime të shkurtra dhe të mesme të "Lufthansës" u anuluan sot për shkak të një greve tjetër të pilotëve të kompanisë gjermane, që do të vazhdojë edhe nesër vetëm për fluturimet e gjata.
"Nga 1 400 fluturime të parashikuara për ditën e sotme me destinacion brenda dhe jashtë Gjermanisë, 750 prej tyre janë anuluar duke prekur 80 000 pasagjerë", theksoi një zëdhënës i kompanisë.
Lufthansa u propozoi pasagjerëve, te cilëve u është anuluar fluturimi, të ndryshojnë rezervimet e tyre ose të marrin trenin.
Fluturimet e filialeve të "Lufthansa Germanwings", "Swiss Air", "Austrian Airlines" apo "Eurowings", nuk janë përfshirë në këtë grevë, nëpërmjet të cilës pilotët protestojnë kundër ndryshimit të kushteve të daljes në pension para kohe.
/Shqiptarja.com