"Argjiro Fest On" "ul" siparin pas
7 ditësh, triumfon qarku i Tiranës

7 ditësh, triumfon qarku i Tiranës">
Edicioni i 10 i “ArgjiroFest_ON” ka mbyllur siparin  mbrëmjen e 16 majit. Për 7 ditë dhe 7  netë qyteti I Gjirokastrës u mbush nga atmosfera mbrëselënnëse e grupeve folklorike nga i gjithë vendi.

Nga data 10 deri 16 maj më shumë se 1700 konkurrues në të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha krahinat si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në garën e madhe të Folklorit.

Më shumë se 100 kostume u rindërtuan sipas teknikave të artizanatit autentik nga Ministria e Kulturës dhe u prezantuan në skenën e Folklorit.

Mbi 15 të ftuar specialë gjallëruan Netët e Festivalit dhe gjithë qytetin e Gjirokastrës.

Fitues në këtë edicion është shpallur Qarku i Tiranës, ndërkohë vendi i dytë u nda përkatësisht nga Berati dhe Korça ndërsa vendi i tretë midis Lezhës dhe Malit të Zi. 

Edicioni i radhës i Festivalit Folkorik të Gjirokastrës pritet të zhvillohet pas 5  vjetësh.

Ai është i vetmi monument kulture ku marrin pjesë e përfaqësohen, në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë shqiptarët, kudo që janë.


Ja çmimet e dhëna në edicionin e 10-të të “ArgjiroFest_ON”:
 
Çmimi i pare: Qarku Tiranë

Çmimi i dytë: Qarku Berat

Çmimi i dytë: Qarku Korçë

Çmimi i tretë: Qarku Lezhë

Çmimi i tretë: Mali i Zi

Rapsodi më i mire: Turk Mustafa, Qarku Shkodër

Orkestrina më e mirë e Veriut: Ansambli Mati, Qarku Dibër

Orkestrina më e mirë e Jugut: Orkestrina e Qarkut Korçë

Këngëtari më i mire: Egzona Salaj, Mali i Zi

Interpretimi më i mirë në valle: Valle dasme Lunxhiote, Qarku Gjirokastër

Valltari më i mirë Shefki Bekteshi, Ansambli Drita e Dervenit,

Shkup Instrumentisti më i mire: Zhani Struga, Qarku Korçë

Paraqitja më e mirë e veshjeve popullore:, Qarku Lezhë

Teksti popullor më i vjetër,: “Llaxoret”, Qarku Tiranë


Me çmime të karrierës u nderuan

Qarku Fier – Guri Rokaj

Qarku Dibër – Myfterim Kupe

Qarku Dibër – Qerim Sula

Qarku Durrës – Refat Sulejmani

Qarku Durrës – Skënder Mustafaj

Qarku Korçë- Bylyre Jashari

Qarku Korçë – Zhani Struga

Qarku Kukës – Deli Metalia – Tropojë

Qarku Kukës – Grupit të valles së burrave Kukës

Grupi “Strajani” Gostivar – Mjeshtrit të Kavallit Salla Shabani

Qarku Tiranë – Nuri Gjoni dhe Hysen Pere për “Bastarçja e vjetër” – Komuna Zall- Bastasr

Qarku Lezhë – Pal Dedgjonaj

Qarku Lezhë – Grupi i burrave Mirëditë me “Melodi Orkestrale’

Qarku Vlorë – Katina Beleri

Qarku Vlorë  -Vendim Kapaj

Qarku Lezhë – Gjovalin Ndreca, instrumentist

Qarku Elbasan – Shaqir Sinani

Qarku Fier – Shaban Zeneli, Muharrem Mezani

Qarku Shkodër – Terezina Shtjefni

Çmime inkurajuese

Qarku Shkodër  - për tinguj burimorë me çifteli

Grupi i fëmijëve Fushë – Arrëz, Pukë.

Qarku Shkodër – për “Lojë me Kullanë” Grupi i fëmijëve, Shoqata Kulturore Zadrimore

Qarku Gjirokastër – për lojën me klarinetë Igli Sadik Zeqiri

Qarku Korçë – për valle Gorarçe, Grupi i fëmijëve

Qarku Kukës – Vjollca Harudhaj, Has

Qarku Berat – Kërcimtarit Elsaev Sylari

Qarku Durrës – Amelda Fasa  “Riti i Bletës”

argjiro fest


argjiro fest


argjiro fest
 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023