Deklarata e Kryemadhit për balerinët, artisti: Kërkoju falje! Shko në Teatër dhe shih ndonjë shfaqje baleti të ndryshosh mendimin për këtë art të vështirë

Deklarata e Kryemadhit për balerinët, artisti: Kërkoju falje! Shko në Teatër dhe shih ndonjë shfaqje baleti të ndryshosh mendimin për këtë art të vështirë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Balerini shqiptar, Ariel Mërkuri, i cili është pjesë e Teatrit Mbretëror të Danimarkës pas deklaratës së kryetares së LSI-s, se: Rama vallëzonte si balerin, në 25 prill as qafën s'do ta levizë dot" ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku i kërkon Monika Kryemadhit që t'u kërkojë falje balerinëve, edhe të shkojë në teatër për të para një shfaqje baleti, se mbase do ta ndihmojë për të ndryshuar mendimin që ka për këtë art elegant dhe të vështirë.

Mërkuri shton se artistët janë ata qe çdo ditë, si brenda edhe jashtë vendit, përpiqen që të ngrenë lart emrin e Shqipërisë, edhe kurresesi për punën që ata bëjnë s'mund të përdoren sinonime të tilla, për të ofenduar politikanët kundërshtarët e njëri-tjetrit.

‘Monika Kryemadhi duke përdorur balerinët si sinonime negative për të ofenduar dhe sulmuar kundershtarët e saj politikë. Baleti është një art shumë i vecantë, elegant, i veshtirë dhe jo te gjithë mund të bëhen balerinë sepse kerkon talent, disiplinë, zotësi, vendosmëri, passion, sakrificë. Por ju si politikan nuk i keni këto vlera andaj nuk arrini ta kuptoni dhe vlerësoni baletin e artin në pergjithësi. Keni 30 vjet që e keni katandisur artin shqipëtar në nivelin më të ulët dhe e zhvlerësoni me sinonime të tilla. Minimuni që mund të bësh Monika, është t’i kërkosh falje të gjithë balerinëve dhe të shkosh të shohësh nje shfaqje baleti ne teatër (mbase ndryshon mendim për balerinët). Një vend pa art është një vënd i vdekur!!!’- shkruan Mërkuri.

Postimi i bërë nga Ariel Mërkuri

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale