Arinjtë Pashuku, Tomi e Xhina
shpëtohen nga robëria
Dy arinjtë të moshës rreth 5 vjeç, Tomi dhe Pashuku ishin dërguar një muaj më parë në Kopshtin Zoologjik në Tiranë pas sekuestrimit që inspektorë të ISHMP-së bënë në vendet ku ata mbaheshin. Xhina, ariu i tretë, u sekuestrua në fshatin Zerqan dhe pas plotësimit të të gjitha procedurave ligjore u nis drejt Kosovës së bashku me dy arinjtë e tjerë
Tre arinj të mbajtur në robëri u transferuan sot drejt qendrës strehimore “Pylli i arinjve” në Prishtinë në bazë të marrëveshjes midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit “Four Paws”.
Dy arinjtë të moshës rreth 5 vjeç, Tomi dhe Pashuku ishin dërguar një muaj më parë në Kopshtin Zoologjik në Tiranë pas sekuestrimit që inspektorë të ISHMP-së bënë në vendet ku ata mbaheshin.
Xhina, ariu i tretë, u sekuestrua në fshatin Zerqan dhe pas plotësimit të të gjitha procedurave ligjore u nis drejt Kosovës së bashku me dy arinjtë e tjerë.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka është shprehur më herët mbi këtë fenomen duke siguruar zgjidhjen përfundimtare me ngritjen e të parës qendër strehimore edhe në Shqipëri.
“Paralelisht me inspektimet për eliminimin e këtij fenomeni të trashëguar në vite, ju siguroj se Ministria e Mjedisit po bën cmos për ngritjen e së parës qendër strehimore për ariun e murrmë në Shqipëri.
(Në foto ariu Pashuku)Njëherazi dua të theksoj se turizmi shqiptar nuk ka asnjë të mirë, përkundrazi vishet me një imazh negativ nga shfrytëzimi dhe ekspozimi i kafshëve në publik”është shprehur ministri Koka
Nga fillimi i këtij viti e deri më tani është bërë e mundur të dërgohen apo të jenë në proces të dërgimit për në Qendra Shpëtimi jashtë vendit, 13 arinj të murrmë të mbajtur në robëri.
Në Janar të këtij viti, nëpërmjet vetë strukturave të Ministrisë së Mjedisit u dërguan tre arinj në Follorinë të Greqisë, më pas nëpërmjet bashkëpunimit dhe të OJF-ve mjedisore, janë dërguar dhe 2 arinj në Gjermani; ndërkohë që 8 arinj të tjerë janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit për t’i dërguar në qendra jashtë vendit (pesë nga të cilët në Prishtinë).
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me shoqërinë civile po punon për realizimin e identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
34%
-
Jo
56.3%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij
25 Nëntor, 11:18
-
Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
25 Nëntor, 11:14
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive
25 Nëntor, 10:48
-
Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut
25 Nëntor, 10:46
-
Itali/ I gjejnë në makinë 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari (VIDEO)
25 Nëntor, 10:45
-
Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë
25 Nëntor, 10:25
-
Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve
25 Nëntor, 10:23
-
Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj
25 Nëntor, 10:14
-
Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant
25 Nëntor, 10:14
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49