Ariu Rik ka pasur për 27 vjet si shtëpi një kafaz me një hapësirë mjaft të vogël, e cila gjendej në një muze kulturor në Hokkaido të Japonisë. Tani falë një misioni 18-mujor shpëtimi dhe një udhëtimi epik prej 5,400 kilometrash, ai dhe tre arinj të tjerë të rrezikuar të mbajtur si atraksione turistike në një muze në Hokkaido, Japoni, mund të fillojnë më në fund një jetë të re në Britani të Madhe.
Ariu së bashku me vëllezërit e tij 27-vjeçar Amu dhe Kai, dhe një ari femër me emrin Hanako, janë vendosur në Yorkshire Wildlife Park (YWP), raporton Grace Macaskill për “People Sunday”. Grupi mbërriti në Heathrow të premten, përpara se të transportohej në një rezervë të ndërtuar në park në 400,000 funte.
Para shpëtimit të tyre, arinjtë ishin pjesë e një ekspozite në Muzeun Kulturor Ainu në Hokkaido, ishujt më veriorë të Japonisë. Njerëzi atje adhuronin dhe sakrifikonin arinjtë si pjesë të kulturës së tyre.