‘Ariu’ rus që kërcënon Ballkanin nëpërmjet Monika Kryemadhit

‘Ariu’ rus që kërcënon Ballkanin nëpërmjet Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi

Prej ditësh faktet kanë treguar se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë vendit dhe është aksionere në kompani me oligarkë rusë pranë Putinit, shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime lufte. Faktet që mediat kanë publikuar janë të mjaftueshme që SPAK të kryejë hetimet e menjëhershme për t’i treguar shqiptarëvve të vërtetën. Vetë Kryemadhi e ka trajtuar këtë skandal si një sulm politik, por faktet tregojnë se ajo  është jo theshtë përfituese nga rublat ruse, por aksionere me ta që në vitin 2017. Pikërisht këtu fillon ai që është problemi i madh me këtë skandal.

Në vitin 2017, Monika Kryemadhi ishte kryetare e një prej dy partive më të mëdha opozitare në vend dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Ajo ishte edhe bashkëshortja e Ilir Metajt (vijon të jetë edhe sot) i cili në atë kohë ishte President i Republikës së Shqipërisë.

Pra, e thënë shkurt, oligarkët e Putinitit kishin ‘futur në thes’ duke e bërë bashkëaksionere në kompani ofshore, bashkëshorten e Presidentit, kryetaren e një prej dy partive më të mëdha opozitare dhe deputeten e kuvendit. Pra, këtu është cënuar drejtperdrejt siguria kombëtare, pasi informacionet që Kryemadhi posedonte falë atyre pozicioneve që thamë më lart janë më rëndësi kritike për sigurinë kombëtare.

Pikërisht për këto arsye, duhet që hetimi të nisë (nëse s’ka nisur) me urgjencë, sepse jetojmë në një kohë të vështirë ku Rusia është nën një embargo globale nga aleatët e Shqipërisë. Në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku SHBA-BE operojnë qetësisht dhe e kanë si kryeqendrën e tyre të ngritjes së bazave të NATOS, Monika Kryemadhi si deputete, bashkëshorte presidenti dhe kryetare partie del e lidhur ngushtësisht me ariun rus.

Është pikërisht kjo arsyeja pse akti i Kryemadhit është i rrëzikshëm për Shqipërinë dhe Ballkanin. E për këto arsye kjo duhet hetuar shpejt dhe imtësisht, pasi nuk bëhet fjalë për ca para të padeklaruara korrupsioni që ajo ka përdorur për veten dhe partinë, por bëhët fjalë për rrezikun e stabilitetit të vendit dhe rajonit i cili nuk dihet nëse është akoma prezent. Këtë duhet ta ndajë SPAK…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Philipo: 03/04/2023 23:00

    Ore nuk po e kupetoj se cfar kerkojn me shume keta mjerzit e drejtesis ton per keta te shiturit e atij vendi..qe per dit po nxjerin fakte prova dhe ata anje lloj regimi..domethen aty eshet e kot te cosh prova sa te duash nuk ka drejtesi nuk ka ligj per keta.nuk I kap dot as drejtesia as nje lloj gjeje..jan ber lajmet aty si puna e tik tokut vetem per klikime se pet arrestime as qe behet fjal.te ndetur paterjota shifni esapin tuaj se aty nuk behet sa te jen ata gjall

    Përgjigju
  • Jimmy: 03/04/2023 22:31

    Hiqeni nga skena kete fytyre travesty! Kjo do denimin per vjedhje dhe fallsifikim te dokumentave!

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 03/04/2023 17:46

    Burg kesaj fallxhores

    Përgjigju
  • Or tej: 03/04/2023 16:14

    Monikes nuk i del kollodoku i jone, por kerkon te Ariut Polar qe ka sa nje magjar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik