Arjan Ndoja, ish-prokuror dhe deputeti demokrat i dalë nga Durrësi, kërkoi në seancën plenare që t’u vihet në dispozicion teksti i rregullores së re. Sipas tij, pa u njohur me rregulloren që socialistët kanë ndryshuar pa prezencën e tyre, s’mund të vazhdohet më tutje me rendin e ditës.
“Kuvendi është organi më i rëndësishëm ne në seancë e parë na keni sjellë disa akte ndërmjet tyre rregullorja. Pas zgjedhjes tuaj si kryetar janë miratuar edhe disa ndryshime. Që në seancën e mëparshme kam pasur kërkesë procedurale që të njihemi me tekstin e ri të rregullores pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet tona si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar. E ndjej detyrim edhe bazuar në nenin 40, i cili më detyron që të informoj zgjedhësit e mi çdo të premte në lidhje me veprimtarinë parlamentare gjatë javës. Së pari, të kemi kodin e rregullores, të njihemi me atë që keni ndryshuar pa prezencën tonë. Së dyti, tekstet e të gjitha akteve që na sillen përpara do t’i kishim në dispozicion që të japim një vendim. Kërkesa ime e parë një kopje e rregullores së ndryshuar që keni votuar ju me shumicë votash.", tha Ndoja
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve











