Gjyqtarët e Lartë/ Arjana Fullani braktis drejtësinë për të shmangur vetingun

TIRANË- Vijojnë ‘dezertimet’ në nivelet më të larta të drejtësisë shqiptare, duke evituar kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është gjyqtarja e pestë e lartë, që largohet nga sistemi i drejtësisë, duke mos pranuar të shërbejë në Gjykatën e Apelit. Zonja Fullani u emërua në Gjykatën e Lartë në korrik të vitit 2008 nga Partia Demokratike, ndërsa u dekretua nga Bamir Topi, në atë kohë President. Në korrik të vitit 2017, Fullani u largua nga Gjykata e Lartë, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë pa limit kohor, deri kur të zëvendësohej. Pavarësisht largimit nga Gjykata e Lartë, Fullani, sipas KPK, nuk e humbi statusin e magjistrates, pasi kishte të drejtë të shërbente si gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Për rrjedhojë, në datën 15 mars të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përzgjedhur zonjën Fullani më anë të shortit për t’iu nënshtruan procesit të Vetingut. Por, sipas një vendimi që ka siguruar Shqiptarja.com, Arjana Fullani, në 30 prill të 2018, i ka dërguar një shkresë KPK, ku njoftonte se nuk ka paraqitur kërkesë për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe se ka filluar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike private në profesionin e avokatit. Në këto kushte, ajo ka vlerësuar se statusi i saj si gjyqtare ka mbaruar. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, me një shkresë drejtuar Arjana Fullanit, ka vlerësuar se, megjithëse znj. Fullani i ka mbaruar mandati si anëtare të Gjykatës së Lartë, ajo për shkak të ligjit vijon të gëzojë statusin e magjistrates. Fullani i është drejtuar sërish Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kërkuar pushimin/ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, për shkak se pretendonte se nuk është subjekt i Vetingut.

Vihet në lëvizje KLGJ

Gjatë kësaj beteje me shkresa, Komisioni i Vetingut ka vënë në lëvizje Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nga ana e tij, KLGJ i është drejtuar znj. Arjana Fullani duke i kërkuar konfirmim për të drejtën e saj për t’u caktuar në një pozicion nivel apeli. Me shkresën e datës 08.04.2019, znj. Arjana Fullani ka konfirmuar faktin se “nuk dëshiron të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli as tani dhe as në të ardhmen”. Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën e datës 25.04.2019 informoi Komisionin e Vetingut se ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, znj. Arjana Fullani. Pas këtij vendimi, KPK ka vendosur që të ndërpresë Vetingun për Arjana Fullanin. Vendimi është marrë ditën e enjte, 25 korrik. “Komisioni çmon se, subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta për dorëheqje. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendim.

Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është gjyqtarja e pestë e lartë, që largohet nga sistemi i drejtësisë, duke mos pranuar të shërbejë në asnjë nivel.

Vendimi

“Subjekti i rivlerësimit humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.

Një pjesë e pasurisë së Arjana dhe Ardian Fullani

Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003).

Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003).

Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003).

Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015).

Shtesë në llogari bankare, 42 mijë euro.

Shlyerje detyrimi ndaj Shoqërisë Epidam Shpk, për pronotim të apartamentit të banimit, Mali Robit, Golem Kavajë të deklaruara në vitin 2008, në shumën 40.000 euro (2009).

Blerje toke arë në Farkë Tiranë, me sipërfaqe 3.800 m2, 220.000 euro (2008).

Dhënë me qira një personi fizik, 118.000 euro (2008).

Të ardhura nga shitja e tokës, kësti i parë, 38 503 euro.

Ardian Fullani ka blerë bono thesari me vlerë 15 000 000 lekë me paksimin e llogarisë së shënuar më lart (2015).

Djali, Erik pronar me 50 % i një apartamenti në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit (2014).

Vajza, Fiona, pronare me 50 % e një apartamenti në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit(2014).

Djali, pronar me 50 % i një garazhi në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit (2014).

Vajza, pronare me 50 % e një garazhi në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit (2014).

Djali, pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit (2014).

Vajza, pronare me 50 % e një shtëpie dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit.

Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë (2010).

Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro (2010).

Shtesë në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, shuma 4.605.196 lekë dhe 3.570 lekë (2009).

Pakësuar nga huadhënia e deklaruar më parë, shuma 4.500.000 lekë (2009).

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si guvernator i BSH, shuma 6.298.248 lekë (2009).

Honorare, Këshilli Mbikëqyrës i 2.737.800 lekë (2009).

Pronotim për apartament banimi me adresë Mali Robit me Shoqërinë “Epidam” Shpk, me deklaratë noteriale datë 26.3.2008, duke shlyer 50.000 euro, bashkëpronar së bashku me bashkëshorten, 50.000 euro

Toka arë sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, blerë me 17.12.2008, në shumën 8.000.000 lekë, paguar 2.000.000 lekë diferenca do të jepet në përfundim të procesit të regjistrimit të ZRPP Tiranë, shuma 8.000.000 lekë (2008).

Shtesë në llogarinë bankare në Bankën Amerikane, 13 072 012 lekë (2007).

Shtesë në depozitën bankare 249 388 lekë, 120 000 lekë dhe 6 314 USD (2007).

Kthim huaje nga peron fizik, 6 700 000 lekë (2007).

Shitje shtëpi banimi në plazh Golem, Kavajë, 67 900 euro (2007).

Shtesë e depozitave në valutë 2.691 USD, 6.149.749 lekë dhe 74.719 lekë (2006).

Kursime me CESH 2.000.000 lekë (2006).

Shtesë në llogarinë rrjedhëse në BIA 165.988 USD (2005).

Shtesë llogarie rrjedhëse në BIA 4.120.281 lekë (2005).

Pakësim nga huaja e dhënë motrës në Kanada, 15.000.000 lekë (2005).

Llogari bankare në bankën Italo-Shqiptare, 7.000.000 lekë (2004).

Llogari në bankën Alpha-Bank, 1.500.000 lekë (2004).

Llogari bankare në Tirana Bank, 7000 USD (2004).

CASH, vlera 1.000.000 lekë (2004).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taksidari: 27/07/2019 17:47

    Ky eshte sistemi demokratik,per kete ka "luftuar" dhe vazhdon te "sakrifikoje"nate-dite neper sheshe,bulevarde,para parlamentit e ne theatro,populli ine I "mrekullueshem.

    Përgjigju
  • Rina: 27/07/2019 14:26

    BURRE e grua HAJDUTE, ,,,,si KANE FYTYRE e dalin NE RRUGE. .....

    Përgjigju
  • anonim: 27/07/2019 13:32

    Kushton ne Shqiperi nje toke fshati 285 mije EU?E tmerrshme cfare po na degjojne veshet,qenka shume me shtrenjte se ne Gjermani

    Përgjigju
  • BRSS: 27/07/2019 12:38

    KJO KA BER BADERDIN KA SHUME PRONA QE SI KA DEKLARUAR GJITHASHTU DHE LEKE TE FSHEHURA KETA BURRE E GRUA DHE FEMIJET DUHET BURGIM I PERJETESHEM PLERAT

    Përgjigju
  • Kasem pidhari: 27/07/2019 11:20

    Ne burrg keta maskarrenjt qe i pin gjakun popullit dhe tu merret pasurria

    Përgjigju
  • Hajdute me damke: 27/07/2019 11:11

    Familje Hajdutesh, duken nga surrati. Hajt se do ta shikoni te semes, nuk do shpetoni kaq kollaj.

    Përgjigju
  • Bmb: 27/07/2019 11:07

    Kancer,paracetamola ju bofshin ishalla,,,do i zej mallkimi popullit nje dit

    Përgjigju
  • Geke: 27/07/2019 09:49

    Po super pallatin vile qe ka tek Rolling Hills si nuk e kane vendosur???? Dmth do kene edhe shume prona te tjera qe nuk i kane deklaruar....

    Përgjigju
  • Avokati: 27/07/2019 08:45

    Ne pidh te semes vafshin qelbesirat!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 27/07/2019 08:34

    Te shkretet "ore ju te vetingut mos I bini ne qafe kot ksaj familje se nuk qekan pasuru dhe aq shum" epo jena ne demokracia apo jo

    Përgjigju
  • Faik: 27/07/2019 08:09

    BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG , për KRYEBANDITËT , KRYEKUSARËT , KRYEKRRIMINRLËT , KRYEHORRAT dhe KRYEHAJDUTËT e Familjes MAFJOZE FULLANI ! Ardjan KUSAR Fullani dhe Bashkëshortja e tij duhen VARUR prej GJUHE tek SHESHI SKËNDËRBEJ , dhe duhen SEKUESTRUAR gjithë PASURITË

    Përgjigju
  • Poi: 27/07/2019 08:04

    Shteti ska pse mjaftohet me Largimin duhet të hetoj dhe pasurinë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë