Arkeologjia, sfida e restaurimit për muzeun dhe objektet, flet Luan Përzhita: Kur nisin ndërhyrjet në objekt dhe si do të vihet në punë laboratori i ri

Muzeu arkeologjik, në sajë edhe të natyrës së tij didaktike, do të jetë më i aksesueshëm pas restaurimit për vizitorët. Akademia e Studimeve Albanologjike, ndan kostot e investimit, me Bashkimin Evropian, në një vlerë totale prej më shumë se  7, 1 milionë lekësh.

 “Pjesa muzeale e godinës ka vite që nuk është restauruar, afërsisht gjysmë shekulli.. Kemi  në të një pasuri të jashtëzakonshme të objekteve arkeologjike, të cilat janë pjesë e fondit ose në thesarin arkeologjik të Tiranës. Po ashtu, kemi specialistë të fushës të cilët do të inkuadrohen në këtë projekt. Dhe besoj që nga fundi i sezonit turistik pritet të fillojmë punën për restaurimin e gjithë kësaj pasurie”, shprehet rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita.

Por, krahas restaurimit të pjesës muzeale të godinës, pritet të rinisë puna edhe për restaurimin e objekteve arkeologjike, e ndërprerë që në vitin 2008, pas reformës akademike. 

“Me ndryshimet që ndodhën, humbëm dhe laboratorin dhe kështu na u desh pastaj që të ristartojmë kërkimet tona. Dhe besoj pas 25 vitesh kemi një laborator, por që është shumë i modernizuar, i detajuar dhe që do të jetë vetëm në funksion të arkeologjisë  Ndërkohë po bëjmë përpjekje të përfitojmë një grant për laboratorin e dytë të etnografisë”

Ndonëse të ndihmuar nga programi Erasmusplus, Akademia e Studimeve Albanologjike ka tanimë laboratorin e saj për restaurimet arkeologjike që ende nuk është vënë në punë. Shkak janë bërë kufizimet pandemike, për ardhjen e teknicientëve të huaj që do të duhej ta montonin.

“Pritet shumë shpejt të vijnë specialistë nga universiteti i Urbinos nga Italia”.

Ndërkaq, sa i përket specialistëve restaurues, rektori Luan Përzhita thotë se nuk do të mungojnë.

“Me Programin Erasmus ne kemi pasur mundësi të përgatismin edhe specialistë. Po ashtu, e kemi të rregulluar edhe me ligj përmes statutit të Akasdemisë së  Studimeve Albanologjike, sepse kemi krijuar një njësi laboratorike për akrometrinë dhe etnografinë. Kështu që brenda këtij sistemi kemi edhe specialistë edhe vendet e posaçme të punës për pjesën e laboratorit të arkeologjisë”, shton Përzhita.

Në funksion të restaurimit të objekteve arkeologjike, Akademia e Studimeve Albanologjike, ka lidhur edhe disa marrëveshje me universitete të huaja të specializuara, si Universiteti i Urbinos në Itali, apo ai i Pontevedras në Spanjë.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'