Arkitektët holandezë rikonceptojnë bulevardin e Vlorës, Dritan Leli: Përfundon para sezonit turistik 2019

Projekti i bulevardit të ri të qytetit të Vlorës, parashikohet të përfundojë para sezonit turistik të vitit 2019. Parashikon një bulevard ndryshe, me parkingje, ndërsa sa i përket lëvizjes së shërbimit urban do të ketë një rikoncpeptim me stola inteligjent dhe korsi të veçanta.

Arkitektët holandezë të cilët aktualisht po merren me detajet estetike të investimit madhor, sëbashku me kryebashkiakun, Dritan Leli kanë parë nga afër punimet, por edhe ndërhyrjet që pritet të kryhen përgjatë të gjithë gjatësisë së bulevardit.

Leli theksoi se dizajnet janë përzgjedhur me shumë kujdes në mënyrë që ti përshtaten projektit. Sipas kryebashkiakut të Vlorës, arkitektët do të kenë akses edhe në përzgjedhjen e llojit të pemëve dhe stolave që do të jenë pjesë dekorative e bulevardit.

Projekti do të përfshijë rrugët, trotuaret dhe rrjetin e kanalizimeve. Në projekt veç bulevardit parashikohet dhe rikonceptimi i sheshit pranë teatrit ‘Petro Marko’ dhe stadiumit Flamurtari.

Kjo vepër madhore do të financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV (4)”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 14/11/2018 21:39

    Nqs idea për atë lloj trotuari ka ardhur nga holandezët, ata duhen të marrin parasysh apo leshkot tane që ka e Nena e motra se sa e vështirë është të zbresësh nga ai Lalo trotuar në rrugë. Kam parë një grua në moshë që është rrëzuar në rrugë sapo është munduar të zbresë trotuarin që eshte 'rrumbullakosur' e jo sic duhet të jetë, si 'kuti shkrepseje'. Arkitekt që e kane marrë shkollën e larte me vezë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda