Arkitektura italiane në Shqipëri
Gaiani: Ekspozitë në kryeqytet

Arkitektura italiane në Shqipëri<br />Gaiani: Ekspozitë në kryeqytet
Gjurmët e Italisë dhe kulturës italiane, e veçanërisht arkitekturës italiane në Shqipëri kanë qenë temës e bisedës në studion e emisionit “Tete a Tete” në "A1 Report" ku i ftuar është ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani. Veprimtaria dhe puna e arkitektëve më të njohur Italianë ka lënë gjurmë në urbanistikën e kryeqytetit, por edhe në mbarë vendin në ndërtimin e rrugëve e urave. Në fundjave, në kryeqytet do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ku do të çelen 5 ekspozita me këto vepra, por edhe punime të arkitektëve të njohur italianë.

Jemi duke folur për gjurmët e arkitekturës italiane në Shqipëri. Çfarë përfaqëson kjo veprimtari si për ambasadën e Italisë në Tiranë ashtu edhe për Ministrinë e Jashtme?
Jemi me të vërtetë shumë të lumtur që 6 mujori ynë i kryesimit të Evropës përmbyllet me një temë siç është ajo e arkitekturës. Kemi organizuar një sërë veprimtarish të cilat synojnë që të vënë në pah lidhjen dhe praninë e arkitektëve italian në fillim të shekullit të kaluar, nga vitit 1925 deri në vitin 1940 dhe që kanë lënë gjurmë me të vërtetë të rëndësishme në Shqipëri e në mënyrë të veçantë në Tiranë. Pak a shumë në të gjithë vendin me ndërtimin e ndërtesave, të rrugëve, të infrastrukturës por që është kryesisht e dukshme në Tiranë, pasi ka qenë në pjesën e projekteve të arkitektëve italianë që qyteti më tej është ndërtuar. Dhe aksi kryesor I përbërë nga bulevardi dhe ndërtesat përqark tij përbëjnë veprimtarinë kryesore të këtyre arkitekteve që janë vërtete shumë të njohur, dhe studiohen me vëmendje në Itali. Kjo seri aktivitetesh që ne do të kemi këtë fundjave do vendos në pah 5 universitete italanë të cilat prej vitesh po studiojnë këto ndërtesa, plane rregulluese, projekte të realizuara nga këta arkitektë. Dhe synohet të krijohet një inventar dhe do të kemi një ekspozitë të madhe e cila do të ndahet më tej në disa ndërtesa, nga selia e kryeministrisë, nga Rektorati, Universiteti Politeknik, Universiteti i Arteve gjithashtu edhe në sheshi “Nënë Tereza”, që së fundi është rikonstruktuar dhe i është rikthyer shkëlqimit të dikurshëm. Publiku do këtë mundësinë të shohë dhe objektivi që më shtyn drejt kësaj iniciative është që kjo ekspozite të jetë e prekur nga qytetarët e zakonshëm, për të kuptuar sesi është ndërtuar qendra e qytetit të tyre, dhe për këtë duhet të vlerësojmë punën e këtyre arkitekteve të shkëlqyer.

Nëse flasim për organizatorët krahas atyre italianë, kemi edhe palën shqiptare, qeverinë. Por kështu ka edhe promotorë të kësaj nisme. Por duke folur për këto çështje të rëndësishme të së kaluarës dhe që janë në një farë mënyrë edhe mese të prekshme e aktuale, kjo veprimtari është ideuar nga pala shqiptare apo italiane?
Do të thoja që është fryt i një nisme të arkitektit të ka rikonstruktuar selinë e Bankës së Shqipërisë dhe që ka bërë një reastruarim konservativ të rëndësishëm. Projekti të cilin e ka përqafuar menjëherë ambasada, si dhe duke pasur mbështetjen e të gjitha autoriteteve shqiptare, nga vetë kryeministri, nga Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit, e sidomos nga universitete shqiptare. Pra ka një përfshirje në kor, dhe patëm mundësinë dhe donim që në bazë të arkitekturës së të kaluarës të paraqesim dhe kulturën italiane të ditëve të sotme. Pra pjesë të kësaj ekspozite dot paraqiten edhe disa vepra të një numri të rëndësishëm studio arkitekturore italine, që prej vitesh janë duke punuar në Shqipëri, çka dëshmon se mbështetja dhe bashkëpunim mes Italisë dhe Shqipërisë nuk i përket vetëm së shkruarës, por është i pranishëm edhe sot. Sa i përket një mbështetje teknologjike, themi se është e rëndësishme të caktohet se këto vepra të realizuara këtu e një shekull më përpara ishin vepra që i përkisnin avangardës dhe që kishin përdorimin e materialeve teknike inovative dhe që kanë bërë të mundur krijimin e ndërtesave të shkëlqyera, dhe nëse shohim sot duken pothuajse të reja, pra nuk e kanë ndjerë peshën e kohës. Teknikat e ndërtimit të këtyre ndërtesave janë të qëndrueshme, pasi kemi në traditë një shkollë italiane në këtë fushë. Këtu kemi gjithashtu edhe sipërmarrjen apo praninë e shoqërive italiane që janë të përfshira në këtë.

Ne jemi duke folur edhe për Luftën e Dytë Botërore, dhe kontributin që kanë dhënë shqiptarët në këtë luftë. Edhe pse Italia fashiste e pushtoi Shqipërinë, solli edhe një zhvillim pozitiv, pasi askush nuk pushton vetëm për të sjellë luftë?
Unë them se në këtë zhvillim historik ne mund të shohim angazhimin që Italia ka ofruar atëherë me investime kapitale. Banka italo-shqiptare ka lindur për këtë qëllim, dhe me angazhimin e burimeve shumë të rëndësishme. Realizmi i këtyre objekteve ka lindur pikërisht në këto vite, dhe ka qenë një kontribut i rëndësishëm. Prania italiane në ato vite që kanë lënë një shenjë jo gjithmonë pozitive, përbejnë edhe një element pozitiv se trashëgimia e këtyre veprave që përdoren ende dhe i shërbejnë popullit shqiptar.
 
Pjesëmarrja në këto ekspozita do të jetë e rëndësishme, pasi edhe kryeministri Rama do të çelë këto aktivitete.
Ne kemi patur një mbështetje të plotë të kryeministrit, i cili ka një ndjeshmëri të veçantë nga asaj që përfaqëson arkitektura, dhe e kupton shumë mirë rëndësishme e saj. Rama ka mbështetur këtë nisme tonën me mënyra nga më të ndryshmet, dhe duka na dhënë edhe mundësinë për të çelur këto seri veprimtarish, që fillon të enjten, dhe do të vijojë të premten e të shtunën me çeljen e ekspozitave të ndryshme.
 
Dhe institucionet tona kanë vënë në dispozicion selitë, dhe kemi një vëmendje edhe të opinioni publik, unë e di që jemi shumë i angazhuar dhe keni qenë gjithmonë i angazhuar gjatë pranish tuaj në Shqipëri. Çfarë mund të themi për të bërë të qartë shikuesve për të marrë pjesë në këto veprimtari?
Sidomos veprimtaria e së shtunës është e rëndësishme dhe janë ditë që i paraprin festave, dhe i ftoj të gjithë qytetarët që të prekin nga afër dhe të jetojnë atë shesh të bukur, siç është sheshi “Nënë Tereza” që do të jetë për publikun, dhe do të jetë një sallon i madh, dhe ne do t’i mirëpresim dhe t’i tregojmë atyre gjera gjitha ato që kemi përgatitur dhe jemi angazhuar fuqishëm. Dhe shpresojmë që të kemi sadopak edhe interesin e tyre.

Ekspozita “Svicolando”, arkitektura italiane në Tiranë
Dizajni italian është prezantuar në Galerinë Kombëtare të Arteve përmes ekspozitës “Svicolando” që i kushtohet njërit prej themeluesve të dizajnit italian Vico Magistretti. Drejtori i Galerisë se Arteve, Artan Shabani është ndalur në vlerat e dizajnit italian.

“Kur themi dizajn kemi thënë Itali, kur themi Itali i kemi thënë të gjitha; pra përfshihet moda përfshihet dizajni përfshihet kultura, ajo që sot bën një referencë të madhe, sepse kultura është baza e civilizimit baza e historisë, baza e gjithçkaje. Kjo është një ekspozitë që në sensin estetik, në sensin historik flet shumë”. Kjo ekspozitë vjen si një homazh për Vico Magistrettin nën kujdesin e Institutit Italian të kulturës, Fondacionit Studio Museo Magistretti dhe Galerisë së Arteve Tiranë.

Ambasadori italian, Massimo Gaiani i pranishëm në këtë ekspozitë e ka cilësuar atë si fillimin e javës së arkitekturës italiane në Tiranë. “Dua të falënderoj Galerinë e Arteve dhe Institutin Italian të Kulturës për këtë ekspozitë që lançon atë që më pëlqen të quhet Java e Arkitekturës Italiane në Tiranë. Duke nisur nga kjo e enjte do të kemi një sërë aktivitetesh për arkitekturën italiane në Tiranë për të vazhduar më pas me ekspozime të ndryshme të shtunën në ambientet e kryeministrisë, në Akademinë e Arteve, te Politekniku, te Rektorati si dhe gjatë Bulevardit.

Kjo në mbështetje të Ministrisë të Kulturës dhe të Turizmit.”, u shpreh Gaiani. Jo vetëm skica, dizenjo, fotografi dhe shënime por në këtë ekspozitë do të jenë të ekspozuar disa modele te krevateve, karrige tavolina e llamba. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në 29 dhjetor duke shënuar kështu dhe ekspozitën e fundit në galerinë e arteve për vitin 2014. 


Redaksia online
(shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës