DURRËS- Sezoni turistik vazhdon të sjellë turistë të shumtë, ndërsa Porti i Durrësit është porta kryesore e hyrjeve nga brigjet italiane, Bari dhe Ankona. Fluksi në portin e Durrësit vijon, ndërsa vetëm paraditen e ditën e sotme, sipas të dhënave që disponon Shqiptarja.com, kanë mbërritur 2 tragete nga Bari dhe 1 nga Ankona.
Në total 3 tragetet kanë sjellë 4203 pasagjerë dhe 1330 automjete, ndërsa në mbrëmje pritet të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Tragetet vazhdojnë të bëjnë 2 lundrime brenda ditës. Sportelet për përpunimin e trageteve në port funksionojnë me kapacitet të plotë, ku sot 28 sportele janë në punë.
Një situatë e tillë ka rënduar rrugët e qytetit sepse është rritur ndjeshëm numri i mjeteve që qarkullojnë në to. E njëjta situatë do të jetë edhe në ditët në vazhdim bëjnë të ditur në Autoritetin Portual të Durrësit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ndërkohë, kryeministri Rama ka ndarë në Facebook pamje nga turistët që kanë mbushur plot plazhet e Durrësit. Kreu i qeverisë prej ditës së djeshme po publikon pamje nga plazhet e mbushura me pushues, pas zërave të shumta që qarkullojnë se në Shqipëri nuk ka turistë.
Qyteti bregdetar i Durrësit mbetet një nga destinacionet kryesore të turistëve vendas e të huaj për të kaluar pushimet verore. Falë rërës së butë e detit të ngrohtë që zgjat nga muaji maj deri në shtator, si dhe aktiviteteve të shumta apo restoranteve që janë të hapura përgjatë gjithë vitit, plazhet e Durrësit janë nga më të frekuentuarat në Shqipëri.
Afërsia me Tiranën ka ndihmuar gjithashtu që banorët e kryeqytetit të kenë shkëputjen perfekte gjatë fundjavës më pak se një orë larg.
Disa nga plazhet më të frekuentuara janë; plazhi në Gjirin e Lalzit, Kepi i Rodonit, plazhi i Currilave, Kallmi, Plazhi i Karpenit në Spille, Golemi deri tek Shkëmbi i Kavajës, apo edhe Qerreti.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)