Arkitektura italiane rikthen
identitetin e humbur të Tiranës

Arkitektura italiane rikthen<br />identitetin e humbur të Tiranës
TIRANE- Llambadarë kristali dhe smeraldi që gjendeshin në vitet ‘30 në vilën e Ahmet Zogut në Durrës apo në Tiranë, të zhdukura tashmë pa asnjë gjurmë; dekore ndërtesash të frymëzuara nga romantizmi italian apo nacionalizmi shqiptar dhe vlerat më të mira të arkitekturës botërore pas viteve ‘40 në Shqipëri, ranë pre e një rrënimi barbar. Ky rrënim nisi me transformimin e identitetit të tyre në diktaturën komuniste si ideologji kundër luksit dhe të bukurës.

Dje në Tiranë arkitekturat e bëra plot frymëzim nga arkitektët më të njohur italianë, që sot janë të shkatërruara dhe iu ka humbur identiteti kanë kaluar në fokusin e një interpretimi të thellë shkencor që i shërben rivitalizimit të hapësirës urbane dhe arkitetonike të aksit strukturor të Tiranës.  Konferenca Shkencore “Në gjurmët e Italisë në Shqipëri” që u zhvillua dje që nga ora 9.00 e mëngjesit deri në mbrëmje në Sallën e Madhe të Universitetit Politeknik të Tiranës me praninë e profesorëve të Universitetit të Torinos, Milanos, Firences, Romës, Barit dhe të Tiranës iu referua zbulimeve dokumentare dhe arkivore të projekteve të arkitektëve që kanë bërë projektet e kohëve të fundit për qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Studiues të ardhur nga Universitetet italiane dhe shqiptare patën si objekt ën këtë konferencë arkitekturën italiane në Shqipëri nga vitet ‘20 deri në vitet ‘40 të shekullit të kaluar. Të pranishëm në këtë konferencë ishin si përfaqësues të institucioneve organizatore, si ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, drejtorja e Instituti Italian i Kulturës, etj, përfaqësues nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Shoqata Anna Cenerini Bova, etj.

Në konferencën shkencore “Gjurmët e Italisë në Shqipëri” kanë referuar dje personalitet ë rëndësishme të arkitekturës italiane dhe asaj shqiptare. L. Posca ka referuar për raportet mes Italisë dhe Shqipërisë në skenarin evropian të gjysmës së parë të shekullit XX. Ai ka evokuar dje historinë e bankës së parë që pret kartëmonedha, të selisë së saj dhe të punëve publike në Shqipëri mes politikave nacionaliste, imperialiste dhe garantuese. Ndërkohë P. Capolino,ka referuar për kulturën që ka frymëzuar arkitektë italianë, ku i referohet një udhëtimi konceptesh të strehuar në arkitekturat e godinave nga romanizmi te ndërkombëtarizmi. Ndërsa për M. Petreschi, Sheshi Skënderbej ishte  një ide e qytetit që zhvillohet nga stili roman dhe vizionar në atë imperial dhe ndërkombëtar.

Konferenca ka vijuar me reflektime arkitektonike mbi evoluimin e një projekti nga A. Vokshi, Giulio Bertè, një punë kërkimore mes arkivash dhe koleksionesh nga R. Carullo, nga monumentaliteti urban në brendësinë arkitektonike: ku zbulohet hirearkia përbërëse e arkitekturës së Gherardo Bosio-s në Tiranë. N. Valentini ka përshkraur rregullin e arkitekteve të shuuar italianë Gherardo Bosio-s, R. Renzi. Ka spikatur roli i Brendësisë urbane në planifikimin e zyrës qendrore për urbanistikën shqiptare, 1939-1945.

E. Godoli ka referuar “Ndërtimet rurale shqiptare dhe arkitekturat e reja në Tiranë”: reflekse të zbehta forcime ideologjike S. Dessi e A. Gallo Orsi kanë evinedtuar brendësia e Bosio-s në Shqipëri, mes publikut dhe privates: vilat dhe salloni i pallatit të mëkëmbësve në projektet e tutelës dhe të restaurimit. Nuk kanë munguar dhe historia, studimet dhe propozimet për të ardhmen M. Giambruno, Disa reflektime mbi restaurimin e “Modernes” në Shqipëri.

Çështja e balloreve të Pallatit të Presidencës së Këshillit të Ministrave në Tiranë, etj. është bërë e njohur me detaje arkitektura italiane në Shqipëri pas regjimit fashist, ku A.B. Menghini ka referuar “Qyteti kopsht dhe sheshet italiane: modele urbane për Tiranën U. Tramonti, ATRIUM. Te gjitha keto jane përmbledhur me një kthesë kulturore e Këshillit të Evropës për tutelën dhe rivalorizimin e trashëgimisë arkitektonike e shekullit XX, si Ndërhyrja në Sheshin “Nënë Tereza” i quajtur Sheshi i Littorio-s, etj. Arkitektët Artan Shkreli, D. Bleta, referuan konceptet “Bulevardi – në kërkim të identitetit Arkitektura italiane bashkëkohore në Shqipëri”.

 Në Konferencë ishin pjesëmarrëse disa studio arkitektonike italiane, si Arx, Archea, Atena Studio, Mario Cucinella, Cino Zucchi, Oxsimoro, Filippo Taidelli që prezantuan projektet e realizuara kohët e fundit për qytete të ndryshme shqiptare.

arkitektura italiane




























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri