Mes tortës së betonit, arkivolit, uniformës së burgut dhe statujës së rrëzuar, kjo ishte panorama e protestës së të shtunës, ndërsa kërkohej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Deputetja e PS, Romina Kuko në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se këto pamje të kthejnë në një kohë që në Shqipëri nuk ekzistojnë më.
“Unë mendoj që protesta e ka ndarë vetë se cila është ajo pjesë legjitime që ka kërkesa të drejta dhe ajo që të çon në akte dhune. Nuk është fare e vështirë t'i dallosh ata që duhet të kthejnë remishencat e një kohe që nuk ekziston më. Kushdo që distancohet nga pamjet si ato të shtatorit të 1998-ës në kujtesën e njerëzve, është në nderin e tyre. Shqipëria është një vend që ka vuajtur nga dhuna politike dhe ndaj nuk është vendi për të bërë teatër”, tha ajo.
Sipas analistit Alban Daci, arkivoli ishte vetëm një simbol për vdekje politike.
“Në këtë rast turma nuk mund të ndahet me njerëz të drejtë dhe të gabuar. Arkivoli është simbolikë për vdekje politike jo për Edi Ramën. Teoria që qytetarët duhet të takojnë udhëheqësin për zgjidhje kjo nuk është demokratike” tha Daci.
Ndërkohë Kuko nga ana tjetër pa hyrë në detaje të hollësishme tha se ka një sinjal të mundshëm për një dialog mes qeverisë dhe protestuesve.
"Ne e dimë shumë mirë që të kesh protestues në shesh është shenjë demokracie, dhe këtë e shohim në çdo vend të Europës. Por ne duhet ta ndajmë një protestë legjimitime dhe një protestë me aktorë që duan që ta marrin peng atë. Kjo protestë ka krijuar një konflikt social dhe për këtë duhet të jemi koishent. Tani duhet të ndajmë pjesën e zhurmës dhe ata që duan një zgjidhje reale. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve", përfundoi Kuko.
Komente










