Ekspertët e IT paga më të larta se privati, Ibrahimaj: Brenda muajit miratojmë pr.ligjin! Fuqizojmë mbrotjen kibernetike

Ekspertët e IT do të paguhen më tepër se privati, ky ka qenë projektligji i cili do të miratohet në Kuvend brenda muajit shkurt. Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila u shpreh se shumë shpejt do të ketë një fortifikim të pagave në sektorin e teknologjisë. 

Duke marrë shkasë nga sulmi kibernetik i bërë në korrik nga Irani, Ibrahimaj ka theksuar se tashmë vendit tonë i duhet një ekip i kualifikuar, pasi sistemet e forta janë siguri për të gjithë. Ministrja bëri me dije se të gjitha vendimet do të miratohen brenda muajit shkurt. Kjo nismë e qeverisë do të ndikojë edhe në fluksin drejt degëve të tekonologjisë së informacionit. 

“Sot pas mbledhjes së qeverisë kemi dalë të diskutojmë mbi projektligjet. Një nga diskutimet më të gjatë që u bë ishte mbi nivelin e pagave dhe profesionistët që do të bëhen pjesë e administratës publike. Në korrik Shqipëria ishte subjekt i një sulmi të rëndë kibernetik që vuri në sprovë sistemet tona dhe ne tashmë po punojmë për të pasur mundësinë që të kemi një ekip të kualifikuar IT dhe që sektori i IT të ketë paga më të larta se tregu sepse sot sistemet e forta janë siguri për të gjithë. Të gjitha këto vendime do të miratohen brenda muajit shkurt dhe synojmë që sektori publik të jetë punëdhënësi më i preferuar nga ajo kategori profesionistësh që nuk janë paguar më mirë nga sektori privat.”- bëri me dije Delina Ibrahimaj.

E pyetur lidhur me arrestimin e sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Financave, Ibrahimaj është shprehur se për këtë çështje i takon drejtësisë të flasë.

“Ne kemi pasur një qëndrim për çështjet në hetim. Nuk bëhem gjyqtarë as prokurorë ja kemi lënë në dorë drejtësisë dhe ka treguar se si funksionon. Do presim si do shprehet drejtësia dhe do u bëjmë me dije.”- tha Ibrahimaj.

Një pikë tjetër ku ministrja u ndal ishte dhe nisma e qeverisë për bastet online, ku dhe sot theksoi se nuk do të ketë pika fizike por së shpejti do jenë online, si në vendet e tjera të botës.

Lajmin për forcimin e sigurisë kibernetike e kishte paralajmëruar më herët ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në prioritetet e vitit 2023. Peleshi theksoi se ky vit do të ketë në fokus sektorin e IT, i cili do të plotësojë kapacitetin 100% të burimeve njerëzore.

Specialistët e IT dhe ekspertët e sigurisë kibernetike janë ndër profesionet më të paguara dhe për këtë Peleshi u shpreh aso kohe se do investojnë për të marrë në punë profesionistët më të mirë, pagat e të cilëve do të jenë më të larta se ato të kompanive private.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Nisma e basteve online, Ibrahimaj: Do bëhet siç ndodh në të gjitha vendet e botës, s’do ketë pikë të hapur në territor

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shprehur se ashtu sikurse në çdo mesazh të dhënë nga qeveria është shprehur se asnjë pikë e basteve online nuk do jetë në territor. Ministrja u shpreh se ashtu sikurse në çdo vend të botës do të bëhen online.

"Jemi duke punuar për rishikimin ligjet të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh, Po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga infromaliteti."- tha Ibrahimaj 

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 01/02/2023 14:12

    Në ndryshim nga PD ju P$ i braktisni në fushë të betejës ushtarët tuaj $epse e dini $e janë $humë dhe deri$a të mbërrijnë tek komandanti u janë mbaruar fi$hekët prokurorëve....

    Përgjigju
    • Ben10: 01/02/2023 14:37

      PD i vret njerezit, o Scutari prej .Ari!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës