Arlind Qori: PD po shpërbëhet, Berisha i shndërruar në dordolec! Ja pse Lëvizja Bashkë do ketë sukses në politikë 

A munden partitë e “vogla” të kthehen në të “mëdha”? Kjo ka qenë tema e diskutimit këtë pasdite në “Studio Live” në Report Tv. Të ftuar me gazetarin Arbër Hitaj ishin Arlin Qori drejtues i Lëvizja Bashkë dhe politologu Alban Daci që iu bashkua diskutimeve në një lidhje “Skype”.

Ndalur te partitë e mëdha, si PD dhe PS, Qori bëri një analizë përse sipas tij qytetarët nuk duhet t’i votojnë më, ndërsa për Berishën tha se nuk është më një alternativë.

“PD po shpërbëhet. Shpërbërja e PD do sjellë krizë edhe në gjirin e PS. Qëndrimi i Berishës si dordolec por që nuk është më alternativë do bëjë që qytetarët të reflektojnë do të votojnë këta që i vjedhin që shkatërrojnë spitalet, shkollat, apo do të votojnë një forcë të re si lëvizja Bashkë.”

Për Qorin Shqipëria ka një model të paqëndrueshëm zhvillimi dhe për këtë fajin ia la elitës që ka qeverisur gjatë viteve të fundit.

“Shqipëria ka model të paqëndrueshëm zhvillimi. Ka përgjegjës elitën që na ka qeverisur në vitet e fundit. Ka tërhequr ato pak investime, që i shtyn në masë punëtorët jashtë Shqipërisë. Nëse vazhdojnë punët kështu brezi ynë s’do ketë as 100 euro pension. Duhet të kemi një modele të qëndrueshme zhvillimi. Duhet të jetë gjithnjë e më shumë prodhimi apo shërbimet cilësore”, tha Qori.

Fati i partive të vogla në Shqipëri, pavarësisht nëse kanë pasur një kulm, ka qenë rënia ose shkrirja. Por Alind Qori shprehet se Lëvizja Bashkë do të ketë sukses politik.

“Problemi i partive të mëhershme të vogla ka qenë se janë përbërë vetëm nga intelektualë s’kanë pasur lidhje me popullin. Kam thënë sido të jetë rezultati, 3 gjëra s’do kërkosh nga unë që do ta lë këtë gjë që fajin e ka populli dhe që u vodhën votat. Për mua politika është ideal. Ne do kemi sukses politik. E dyta që s’do dëgjoni nga unë është të shaj popullin. Nëse dështojmë në politikë faji është i Lëvizja bashkë dhe i imi jo i qytetarëve”.

Një tjetër apekt që e bën të veçantë lëvizjen e tij sipas Qorit është vëmendja te aktualiteti.

“Në Shqipëri identifikimet i majtë i djathtë s’kanë të bëjnë me pozicionin shoqëror por me trajektoren e të shkuarës. Lëvizja bashkë kërkon t’i intensifikojë interesat e përbashkëta. Duhet ta lëmë të shkuarën, të mos mbetemi peng i të shkuarës. Bota po shkon te inteligjenca artificiale ne jemi akoma te konfliktet e para. LV nuk valëvit flamuj nuk vendosim simbolika, edhe siglën e partisë e kemi  të thjeshtë ndërsa parti që s’kanë kurrfarë ideje përdorin slogane të ndryshme. Duhet të kthehemi në të sotmen, vëmendja jonë më e madhe duhet të jetë drejt së ardhmes. Në këtë sens lëvizja bashkë është mjaft ndryshe edhe nga parti të majta në Evropë. Nuk kam mundësi unë të ndryshoj fatin e lindjes së mesme, çështja e minatorëve është më e rëndësishme për mua se atë mund të ndryshoj.”

Në optikën e politologut Daci, Shqipërisë i duhet një e majtë dhe një djathtë që sot i mungon në aspektin e filozofisë së mendimit. Për të Qori po i jep një kontribut të majtës shqiptare.

“Lëvizjen e Arlindit e shoh si kokteil miks që u ofrohet atyre që jetojnë në bllok. Arlindi më shumë se i majtë është pragmatist. Si drejtues politik nuk e shoh të majtë. Për pak çaste mu duk sikur të ishte Fidel Kastro. Më duket pak leninist që thotë se unë nuk largohem asnjëherë nga politika. Sa i përket faktit të varfërisë kur duhet të masim ekonominë e një vendi, indeksi i lumturisë nuk ka të bëjë me pasurinë. Shqiptarët janë të varfër ekonomikisht dhe shpirtërisht fatkeqësish. Arlindi po i jep një kontribut të rëndësishëm të majtës shqiptare. Shqipërisë i duhet një e majtë dhe një djathtë që sot i mungon në aspektin e filozofisë së mendimit”, tha Daci.

“Shqipëria ka vetëm njëlloj forme të së majtës ajo e klanit Enverist e trashëguar. Arlindi s’ka pjesë të trashëguar. Dhe që të krijojë lëvizje të suksesshme është që të mos ketë flamur se ia kanë marrë ata që e kanë. Një lëvizje politike si e Arlindit nuk i bën keq sistemit në Shqipëri”, shtoi Daci.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 02/12/2023 08:00

    Shqiperise i duhet nje Parti qe te kete program te realizueshem per te ngjallur shpresen tek shqiptaret.Ne keto 33-vite politika jone eshte perfaqesuar nga shume populist qe e kane prure gjendjen ku jemi.Kur shikon qe ata qe kerkojne ndryshimin e duan me ne krye Saliun,Meten grupimin qe kerkon "federate opozitare"nuk bie asnje risi.Edhe kur degjon Qorin,Shabanin e te tjere,qe duke mos patur vizionin e duhur,na paraqiten si e arthme me teorit e ish diktatures.Keta te fundit presin sa te ikin vete nga pushteti keta qe jane e ata qe kane qene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur