Pak kohë më parë, kreu i Ekzekutivit shqiptar paralajmëroi nismën më të re të qeverisë, që synon çmilitarizimin e popullsisë, duke paraqitur në Kuvend një paketë ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Por lufta ndaj krimit me armë në Shqipëri nuk mund të kuptohet pa punën edukuese dhe detyrimet e tjera të shkollës, ca më tepër që përdorimi i armëve (kryesisht atyre të ftohta) ka gjetur shtrirje në përmasa të frikshme në shkolla. Mbajtja e armëve nga nxënësit, në këtë rast, merr një precedent psikologjik.
Duke qenë se ata nuk mund ta realizojnë personalitetin nëpërmjet performancës mësimore, përpiqen ta zëvëndësojnë atë me mënyra të tjera, midis të cilave, hyn edhe shfaqja e forcës apo përhapja e frikës nga armëmbajtja. Konfliktet që ndodhin në shkolla, apo në mjedise jashtë shkollave, por me fillesë në shkollë, përgjithësisht janë të dy natyrave: konfliktet për çështje vajzash dhe konflikte për të vendosur zona influence, ku një individ apo një grup të arrijë të bëjë ligjin.
Armët që disponohen
Investigimi i një grupi gazetarësh profesionistë, i kryer disa muaj më parë në Korçë, tregoi se armët kryesore që disponohen prej adoleshentëve janë dorezat prej hekuri apo “kasketat” siç emërtohen në gjuhën e nxënësve, kaçavidat e llojeve dhe përmasave të ndryshme si dhe thika të disa llojeve (kryesisht me hapje- mbyllje apo me sustë). Këto mjete mbahen nëpër xhepat e veshjeve dhe në çantat shkollore. Ato mund të sigurohen lehtësisht, pasi shiten hapur dhe në mes të ditës në tregjet industriale. Çmimet e tyre janë “të arsyeshme” dhe variojnë nga 200 deri në 1000 lekë.
Të pyetur rreth kësaj tregtie, disa prej tregtarëve shprehen se nuk ka ligj që i ndalon ata t’i tregtojnë publikisht, pasi përgjithësisht ato interpretohen si mallra të dobishme për qytetarët në punët e përditshme. Kemi arsye të besojmë se gjendja e armëmbajtjes, në përgjithësi, njihet si nga mësuesit kujdestarë ashtu edhe nga drejtorët e shkollave, por synohet që ky problem të mbyllet brenda për brenda. Moshat kryesore e armëmbajtësve në shkollat shqiptare janë adoleshentët nga 14 deri në 18 vjeç. Interes përbën masa e nxënësve që disponon armë, të cilët, në mbi 90% të rasteve, janë të dobët ose shumë të dobët në mësime
Metodat për hetimin
Metoda më e dobishme për hetimin e fenomenit është biseda e drejtëpërdrejtë me adoleshentët. Kur ata binden që nuk je punonjës i organeve të rendit, të tregojnë me dëshirë “bëmat “e tyre. Tregojnë hapur llojin e armës që kanë me vete; ngjarjet që kanë ndodhur, natyrisht edhe duke i zbukuruar. Adoleshentët, pas përplasjeve, deri edhe me armë të ftohta, janë të prirur të fshehin autorët dhe ta lenë hapur konfliktin për t’u hakmarrë personalisht dhe jo ligjërisht. Gjatë një konflikti të ndodhur në një shkollë të mesme të Korçës, disa kohë më parë, gjatë një zënke në pushimin e gjatë, dy grupe prej 3-4 vetësh u përplasën me njëri tjetrin, një nga nxënësit dispononte thikë, të cilën nuk arriti ta përdorte. Kur u lajmërua që po vinte drejtori i shkollës me mësuesin kujdestar, e hodhi thikën nga dritarja.
Asnjë prej të dy grupeve nuk e tregoi se kush ishte pronari i thikës dhe konflikti vazhdoi pas mësimit në ambientet jashtëshkollore.
Pra, e vetmja mënyrë për të kuptuar shtrirjen dhe thellësinë e problemit është biseda miqësore dhe e drejtpërdrejtë, madje duke miratuar në dukje “aventurat” e adoleshentëve. Nëse ti fillon e bëhesh moralist, adoleshenti largohet dhe të konsideron spiun.
Kamerat vëzhguese
Vangjel Simaku, drejtor i Shkollës së Mesme“Themistokli Gërmenji” në Korçë, shkollë kjo ku vitet e fundit janë vendosur kamerat e sigurisë, shprehet se “siguria e nxënsve dhe prindërve për jetën e fëmijëve është rritur së tepërmi”. Ai thotë se”nxënësi e ndjen që një sy miqësor po e ndjek, po e ruan dhe fillon ta ndjejë veten më të qetë”. Sipas Simakut ka lindur një psikologji e re, ajo që kamera është një rregullator i jetës së brendëshme të shkollës, jo si një mjet survejimi, por si një mjet ndihme dhe parandalimi për ngjarje të pakëndshme.
Është lehtësuar, gjithashtu, puna e mësuesve dezhurnë nëpër korridore, që tashmë kamerën vëzhguese e konsiderojnë si një mbështetje të rëndësishme të veprimtarisë së tyre. Sipas tij, nëse kamera të tilla do të futeshin edhe brenda në klasë, në qelizën bazë të shkollës, ky do të ishte një veprim i efektshëm, si për sigurinë e jetës së fëmijëve, por edhe për efektshëmirnë më të mirë të orës së mësimit.
“Sy-Vëzhguesit”
Kamerat vëzhguese ose Closed Circuit Television (CCTV) janë video kamerat që vendosen në një vend të caktuar, që sjellin sinjal në një numër të kufizuar monitorësh. Sot, Mbretëria e Bashkuar është vendi me më shumë kamera sigurie në botë. Sipas gazetës “The Guardian”, në vitin 2011 sistemi nëntokësor i transportit publik në Londër kishte të instaluara rreth 11 mijë video-kamera, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit janë të instaluara edhe rreth 10 mijë të tjera.
Sipas gazetës “The Guardian”, në vitin 2011 sistemi nëntokësor i transportit publik në Londër kishte të instaluara rreth 11 mijë video-kamera, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit janë të instaluara edhe rreth 10 mijë të tjera. E gjithë Mbretëria e Bashkuar ka rreth 2 milionë “sy-vëzhgues”, që janë vendosur nga persona privatë dhe nga shteti, që për 24 orë ndjekin çdo veprim të britanikëve. Mbretëria e Bashkuar, çështjen e vendosjes së kamerave e ka të rregulluar me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe me Kodin e Praktikës, gjithnjë duke respektuar edhe Ligjin mbi të Drejtat e Njeriut (1998).
Shkollë Lindore apo Perëndimore?
Mësuesi, përgjithësisht, edhe me ligjet e reja është i pambrojtur. Për ngjarje jo të zakonshme, të parit që do t’i tërhiqet vërejtja është vetë mësuesi, duke e sulmuar që nuk ka bërë punën e duhur edukative me nxënësin. Në shkollat Perëndimore, nëse evidentohen nxënës të tillë, ata plargohen menjëherë nga shkolla , duke u transferuar diku tjetër, ose duke u vendosur nëpër shkolla speciale.
Tek ne sundon ende pretendimi i shkollës së vjetër Lindore, se nxënësi i keq duhet sjellë në rrugë të drejtë, duke u edukuar në mes të masës së nxënësve të tjerë të mirë, ndërsa në Perëndim përdoret motoja :”Një dru i shtrembër e prish gjithë stivën, ndaj duhet hequr dhe çuar me të tjerë dru të shtrembër”. Duke u nisur nga arsyet e mësipërme, edhe policia informohet pak ose aspak për gjendjen e armëmbajtjes në shkolla dhe ajo lajmërohet vetëm kur ka konflikte masive dhe ngjarje me pasoja të rënda.
Ç’duhet bërë
Së pari, shoqëria civile, veçanërisht, shoqatat e gazetarëve, kërkohet të bëhen”ura lidhëse” midis policisë së shtetit dhe studentëve e rinisë shkollore, duke i mediatizuar shqetësimet e këtyre të fundit rreth prezencës dhe përdorimit të armëve në mjediset shkollore, si dhe duke ia bërë ato prezent policisë. Është detyrë parësore e Medias që, informacionin që ka efekt pozitiv në publikun e gjerë, ta shpërndajë sa më parë dhe sa më objektivisht..Më tej, Policia e Shtetit duhet të trainojë policë të veçantë për të komunikuar më mirë me të rinjtë universitarë e shkollarë rreth parandalimit të përdorimit të armëve në shkolla.
Ajo duhet të afrojë në radhët e personelit të saj edhe një numër psikologësh për të qenë më afër të rinjve shkollarë. Kërkohet që ajo të shpeshtojë kontaktet me studentët, nxënësit, mësuesit e psikologët e shkollave, duke dëgjuar me durim shqetësimet e tyre rreth prezencës së armëve në mjediset shkollore dhe rrezikun që ato mbartin. Ndërkohë që një masë e efektshme në zbulimin e ngjarjeve kriminale në shkolla mbetet rritja e përgjegjësisë së strukturave përkatëse shtetërore dhe e biznesit privat për vendosjen dhe funksionimin e kamerave vëzhguese pranë institucioneve kryesore arsimore.
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com