Armando Bora: Ermonela Jaho, një
zë mesdhetar për 'Madame Butterfly'

Armando Bora: Ermonela Jaho, një<br />zë mesdhetar për 'Madame Butterfly'
TIRANE - Historia e vajzës japoneze Cio Ciosan ose Madame Butterfly, nuk është diçka e re as për këngëtarët lirikë dhe as për publikun shqiptar. Pas premierës në “Teatro alla Scala” në 17 shkurt 1904, ku Madame Butterfly interpretohet për herë të parë nga soprano Rozina Starkio, kostumin e geishës japoneze e kanë veshur me qindra dhe mijëra këngëtare nga e gjithë bota. Edhe kush nuk ka mundur ta interpretoj këtë rol në skenë, me patjetër ka kënduar duetin “Vogliatemi bene” (“Më dashuro të lutem”) ku bashkë me Pinkertonin përmbyllin aktin e parë, apo “Con onor muore” (“Të vdesësh me nder”) në finale të aktit të tretë dhe të gjithë operës.

Në vargun e pafund të sopranove duke nisur nga soprano japoneze Tamaki Miura, Geraldine Farra në “Metropolitan Opera”, Maria Kallas e Yasuko Hayashi, Gjyzepina Kosturi dhe Marjana Leka në Teatrin e Operës dhe Baletit, të gjitha janë përpjekur për të sjellë përpara publikut Cio Ciosanë ndryshe. Sfidës për të sjellë një personazh ndryshe përpara publikut shqiptar, sopranoja Ermonela Jaho duket se ja doli me sukses në prezantimin e mbrëmjes së 3 prillit. Dhe kjo nuk është hera e parë kur Ermonela ia mbrin që t’i veshë rolit që interpreton karakteristika personale duke i bërë personazhet e saj të veçantë edhe atëherë kur ato krijojnë një përfytyrim standard në perceptimin e publikut dhe kritikës muzikore.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me realizimin e operës “La Traviata”. Ermonela Jaho, që e këndonte për të njëqindtën herë këtë opera të G.Verdit, mbas triunfi t të saj të padiskutueshëm me të njëjtin rol në “Metropolitan Opera” të New Yorkut e “Covent Garden” të Londrës, realizoj në Operën Nacionale të Lionit një Violetë që e befasoi publikun francez. Gjatë transmetimit direkt nga salla e Operës Nacionale të Lionit, i cili u ndoq nga më shumë se 20 milion teleshikues drejtuesi i emisionit të njohur “MEZZO Clasik” do të thoshte: “Një prezencë manjetike dhe një zë hyjnor: kjo grua e re mishëroi një Violetë të paparë deri më sot, duke alternuar vokalin e saj të mrekullueshëm me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit. » Ngjyrat e vokalit dhe temperamenti i saj mesdhetar janë shtrati mbi të cilën Ermonela Jaho ka ngritur personazhin tragjik të operës së Pucinit. Ajo që ofroi të enjten në mbrëmje Ermonela Jaho ishte “Një zë mesdhetar për Cio Ciosanë”. Karakteristikat e muzikës mesdhetare në partiturën e Puçinit, të cilat qëndrojnë në bazë të temave të herëpashershme aziatike apo edhe në dy raste prezencën e himnit amerikan.

Të mësuar me stereotipin aziatik, me karakteristika specifike vokale dhe sjellje të kufi zuara në lëvizje dhe reagime, Madame Batterfly Jaho u zhvillua në një dinamikë, amplitudat e së cilës lëviznin prej delikatesës së një sythi luleje pranverore te zjarrmia e llavës vullkanore, apo nga drithërima e një vibratoje tingulli violine te fortisimot shpërthyese të një orkestre. Koshiente për aftësitë dhe mundësitë e saj vokale dhe interpretuese, Ermonela Jaho i ka shfrytëzuar të gjitha ato në arritje të qëllimit final; një Butterfly ndryshe. Pafajësia e moshës, revolta ndaj atyre që guxonin mos ta thërrisnin Madame Pinkerton, qëndresa ndaj priftit budist që e akuzonte si tradhti përqafi min e fesë së krishterë, instinktet dhe dashuria e nënës ndaj fëmijës dhe vendosmëria për të bërë vetëflijimin janë të gjitha ngjyrime që Ermonela i solli me sukses.

Jaho
(Në foto Ermonela Jaho gjatë interpretimit të "Madama Butterfly")

Duhet thënë se pjesë e këtij suksesi ishte i gjithë ansambli realizues i këtij projekti, regjisori Nikolin Gurakuqi, Orkestra e drejtuar nga Bujar Llapaj i cili tregoi edhe një herë kompetencë në drejtimin jo vetëm të formacionit orkestral, por edhe të solistëve dhe korit në skenë. Një sukses i nënvizueshëm ishte edhe për solistët e tjerë. Si për Armaldo Klogjerin, tenori që interpretonte lietnantin Pinkerton, me një ecuri të suksesshme në vitet e fundit ashtu edhe për emrat më të vjetër të skenës së TOB. Prej këtij ansambli duhet shkëputur mezzosopranoja Vikena Kamenica, Suzuki i së cilës, jo vetëm që shënonte një arritje të dukshme në aspektin vokal edhe në mjeshtërinë e interpretimit skenik, por në disa raste ajo kthehej vërtet në “her maid” për Ermonela Jahon në momentet që emocionet e saj bëheshin gati shpërthyese në skenë. Elementë periferik si p.sh. përdorimi i thikës kujtim nga babai nga ana e Cio Ciosan për të kërcënuar Goron edhe mund të ishte kursyer për të ruajtur simbolikën e këtij objekti mbi të cilën është gdhendur këshilla. 

“Kush nuk mund të jetojë me nder duhet të vdes me nder”. Planet e dyta shpeshherë shqetësonin linjën kryesore të këngëtarëve dhe objektet si shkopi i peshkimit apo rreshtat për kapjen e fluturave mbetën në tentative të përdorimit të tyre. Edhe sa i përket skenografi së simbolika e dollarit amerikan apo edhe e flamurit amerikan ishin shumë të drejtpërdrejta dhe nuk shpjegonin marrëdhënien e vërtetë midis dy personazheve kryesorë. Megjithatë, i gjithë produksioni edhe pse një rivënie, konsiderohet si sukses për TOB dhe si shenjë shprese dhe besimi për të tjera produksione operistike.

Shkrimi u publikua sot (5.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë