Armando Broja 'violinë e parë', sulmuesi i dha përgjigjet e duhura Sylvinhos

Armando Broja 'violinë e parë', sulmuesi i dha përgjigjet e duhura Sylvinhos

Armando Broja kundër Suedisë

Armando Broja bëri Armando Brojën edhe pse Kombëtarja humbi 1-0 kundër Suedisë. 77 minuta në fushë për sulmuesin e Chelsea të huazuar te Fulham i dhanë përgjigje Sylvinhos se për kuqezinjtë është një luks i madh lënia e tij në stol, aq më keq të mendohet se 22-vjeçari do jetë jashtë Evropianit për shkak se nuk ka marrë minutat e duhura në Premier League.

'Dirigjenti' i Kombëtares, Sylvinho pas ndeshjes në Stockholm tha se Broja është një pikë referimi në sulm dhe për këtë shkak pritet që djaloshi të ketë rolin kryesor në 'ansamblin' e Gjermanisë, duke qenë një zgjedhje e parë në fazën e avancuar.

I fortë në dyluftime, driblues dhe i qartë në lojën një për një, Broja ia doli të shënonte, por për fat të keq disa centimetra më shumë e nxorën jashtë loje, teksa u pengua edhe në zonë për një penallti të mundshme që nuk u fërshëllye nga arbitri.

Paçka humbjes kundër Suedisë, Kombëtarja fitoi sërish Brojën, sulmuesin që luante minutat e para pas një kohe të gjatë me kuqezinjtë, kjo për shkak të lëndimit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën