Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Flamuri i Kosovës dhe Armenisë, dhe pasaporta të Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm Kreshnik Ahmeti në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se njohja e pasaportave nga Armenia paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

“Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.

Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, shkroi Kreshnik Ahmeti në Facebook.

Ndërkohë kujtojmë se Armenia ende nuk ka njohur Kosovën edhe 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë-kryesisht për shkak të implikimeve për pretendimet e veta territoriale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit