Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës

Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës

Familja e Sali Berishës këtë të premte ia kishte kushtuar sulmet kundër institucioneve dhe reformës në drejtësi, në veçanti procesit të vettingut. Përmes dy konferencave të posaçme, me një diferencë me minuta nga njëra tjetra Sali Berisha nga Selia e partisë dhe Argita Berisha me 4 avokatë të babait e bashkëshortit Malltezi nga një hotel luksoz në Tiranë përdorën të njëjtat argumente kundër reformës, SPAK dhe GJKKO.

Duke e shitur si një lajm të rëndësishëm, Berisha nxori një pikë të një opinioni këshillues të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropiane, organ i Këshillit të Evropës, që sipas Berishës rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri, të cilin e cilëson si gjueti shtrigash.

“Çështja e reformës në drejtësi e patë. Çfarë tregon ky dokumenti i gjyqtarëve Evropiane. Tregon se në Shqipëri u përdor vetingu jo për të kaluar nga diktatura në demokraci, por nga demokracia në diktaturë, për të seleksionuar një grup mercenarësh të cilët refuzojnë hetimin e krimit elektoral. Siç është Dumani”, tha Berisha.

Por për çfarë bëhet fjalë? Një opinion i datës 6 dhjetor i KKGJE, i bërë për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, në një pikë prej 43 të tilla thotë kështu:

 “Ndërsa ky Opinion nuk trajton vettingun, KKGJE nuk mund ta kalojë këtë çështje në heshtje e plotë. Vettingu nuk duhet të përdoret si zëvendësim për masat disiplinore. As duhet përdorur vettingu për të trajtuar korrupsionin. Megjithatë, KKGJE e njeh se procesi i vettingut mund të lejohet një herë si një procedurë e jashtëzakonshme, në një moment kalimi nga autoritarizmi në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës”

Pra Berisha thotë se ky paragraf rrëzon vettingun, ndërkohë që edhe Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropianë e thotë se mund të përdoret në situata të jashtëzakonshme. Shqipëria kur bëri reformën në drejtësi ishte në një situatë ku sistemi i drejtësisë ishte i asfiksuar, thuajse totalisht i varur politikisht dhe pa asnjë forcë kundër krimit dhe korrupsionit. Pra shteti i së drejtës dhe sundimit të ligjit nuk ishte, fiks siç thotë ky opinion i gjyqtarëve evropianë.

KKGJE thotë se vettingu nuk mund të përdoret për të trajtuar korrupsionin dhe Berisha e shet si tregues se rrezon procesin në Shqipëri, por në fakt është gjithashtu fakt se vettingu është proces administrativ dhe hetimet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar dhe ka prova për korrupsion hetohen nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Berisha thotë se ky opinion këshillues e zhbën vettingun, por në fakt harron se disa dhjetëra vendime të Gjykatës së Strasburgut, vendime të detyrueshme dhe me forcën e ligjit ndërkombëtar,  e kanë quajtur proces të rregullt ligjor vettingun, ndërkohë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar e ka mbështetur, si një proces që i riktheu shqiptarëve besimin te drejtësia.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 20/12/2024 17:27

    Bravo u qofte kesaj familje te superkorruptuar kur i leme ne te livadhisin me milionat qe na kane vjedhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetime, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Ambasadori Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetime, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit